My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa karakteristika “unike” të shëndetit publik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Donitos
Fillestar
Donitos


Numri i postimeve : 22
Join date : 08/05/2012

Disa karakteristika “unike” të shëndetit publik Empty
MesazhTitulli: Disa karakteristika “unike” të shëndetit publik   Disa karakteristika “unike” të shëndetit publik I_icon_minitimeTue May 08, 2012 8:56 pm

Shëndeti publik karakterizohet nga:
• Aplikimi i parandalimit si strategji bazë ndërhyrëse.
• Aplikimi i njëkohshëm i shumë disiplinave shkencore.
• Mbështetja dhe përqafimi i një filozofie të bazuar në drejtësinë shoqërore.
• Marrëdhëniet dhe ndër-veprimet me qeverinë dhe me politikat publike.

Funksionet kryesore të shëndetit publik të “ri”
Disa nga funksionet kryesore të shëndetit publik të “ri” përfshijnë:
• Monitorimin, vlerësimin dhe analizën e gjendjes shëndetësore të popullatës.
• Survejancën e gjendjes shëndetësore të popullatës, si dhe punën kërkimore për identifikimin e faktorëve të rrezikut.
• Aktivitete dhe programe në fushën e promocionit shëndetësor.
• Sigurimin e pjesëmarrjes së gjerë të komunitetit në zgjidhjen e problemeve shëndetësore.
• Hartimin e politikave dhe kapaciteteve institucionale për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve materiale dhe njerëzore.
• Forcimin e kapaciteteve institucionale për rregullimin dhe kontrollin e aktiviteteve në fushën e shëndetit publik.
• Vlerësimin dhe promovimin e aksesit të barabartë për shërbimet shëndetësore për të gjitha segmentet apo grupet e popullatës.
• Zhvillimin e burimeve njerëzore dhe sigurimin e trajnimit në fushën e shëndetit publik.
• Garantimin e shërbimeve shëndetësore si në nivel individual, ashtu edhe në nivel komunitar.
• Udhëheqjen e punës kërkimore-shkencore në fushën e shëndetit publik.
• Reduktimin e impaktit negativ në popullatë të fatkeqësive dhe katastrofave natyrore dhe/ose njerëzore.

Fushat e veprimit të shëndetit publik të “ri”
Disa nga fushat kryesore të punës së shëndetit publik të “ri” përfshijnë:
• Adoptimin e një përqasjeje komunitare.
• Adoptimin e një përqasjeje multi-faktoriale lidhur me shkaktarët e sëmundjeve në popullatë dhe përqafimin e një filozofie “tërësore” mbi konceptin e shëndetit të komunitetit.
• Forcimin e infra-strukturës së shëndetit publik në nivel lokal dhe qendror.
• Identifikimin e partnerëve dhe krijimin e aleancave të qëndrueshme ndërmjet të gjitha institucioneve dhe sektorëve të shoqërisë.
• Zhvillimin e sistemeve të kontrollit dhe të transparencës publike mbi të gjitha çështjet e lidhura me shëndetin e popullatës.
• Mbështetjen dhe hartimin e politikave të bazuara në evidencë.
• Forcimin dhe përmirësimin e sistemit të informacionit dhe komunikimit në të gjitha nivelet.

Sfidat më të fundit për shëndetin publik të “ri”
Disa nga sfidat më të fundit me të cilat duhet të përballet shëndeti publik i “ri” përfshijnë sa më poshtë:
• Armët e shkatërrimit në masë:
o “Proliferimi” i disa llojeve të reja të armëve të shkatërrimit në masë;
o Katastrofat terroriste, në veçanti bio-terrorizmi.
• “Rilindja” e sëmundjeve infektive:
o Kërcënimet e reja patogjenike (p.sh. SARS-i);
o “Rilindja” e sëmundjeve të “vjetra” (si p.sh. tuberkulozi);
o Rezistenca ndaj antibiotikëve.
• Sëmundjet jo të transmetueshme:
o Pandemia (epidemia mbarë botërore) e sëmundjeve të shkaktuara nga duhanpirja;
o Problemi global i obezitetit.
• Disa kushte “pjellore” për kërcënime të reja për shëndetin publik:
o Globalizimi;
o Dëmtimi i infra-strukturës së shëndetit publik.
Por, në çdo rast, aktivitetet dhe programet në fushën e shëndetit publik të ndërmarra në ditët e sotme duhet të jenë në përputhje me maksimën:
“Zhvillim në përputhje me nevojat e së tashmes, pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Disa karakteristika “unike” të shëndetit publik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përkufizimi i shëndetit publik
» Një “historik” i shkurtër i shëndetit publik
» Parimet bazë të shëndetit publik
» Përkufizimi i shëndetit
» Përkufizimi i shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Lajme :: Shendeti-
Kërce tek: