My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Një “historik” i shkurtër i shëndetit publik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Donitos
Fillestar
Donitos


Numri i postimeve : 22
Join date : 08/05/2012

Një “historik” i shkurtër i shëndetit publik Empty
MesazhTitulli: Një “historik” i shkurtër i shëndetit publik   Një “historik” i shkurtër i shëndetit publik I_icon_minitimeTue May 08, 2012 8:53 pm

Historia “moderne” e shëndetit publik i ka fillesat diku nga mesi i shekullit të 19të me përpjekjet dhe veprimtaritë e organizuara për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare, përmirësimin e kushteve të banimit dhe punësimit, me synim kryesor parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve infektive.
Veprimtari të tilla u ndërmorrën në shumicën e vendeve të zhvilluara të asaj kohe, por veçanërisht impresionuese ishin zhvillimet në fushën e shëndetit publik në SHBA dhe në Angli.
Kështu, në Anglinë e epokës Viktoriane (gjysma e dytë e shekullit të 19të) disiplinat e shëndetit publik morën një hov të spikatur duke manifestuar një karakter të dukshëm “veprues” dhe me efikasitet të lartë.
Sipas kronikave të kohës, në të gjithë Anglinë, por sidomos në Londër, u vu re një lulëzim i ndjeshëm i programeve dhe aktiviteteve në fushën e shëndetit publik.
Kështu, mjekët në Londër apo në zona të tjera të Anglisë në atë periudhë aplikonin metoda inovative për zgjidhjen e problemeve shëndetësore të popullatës të cilës ato i shërbenin.
Aktivitetet drejtoheshin rreth trajtimit dhe parandalimit të sëmundjeve duke përfshirë gjithashtu edhe vlerësime epidemiologjike të efikasitetit të vaksinimit ndaj lijës, apo sëmundjeve të tjera.
Dy institucionet madhore në Angli gjatë epokës Viktoriane ishin Zyra e Përgjithshme e Regjistrimit dhe Shoqëria Epidemiologjike Londineze.
Zyra e Përgjithshme e Regjistrimit u themelua në vitin 1836, kohë në të cilën Parlamenti Anglez vendosi krijimin e një zyrë qendrore për regjistrimin e lindjeve, vdekjeve, dhe martesave.
Kjo zyrë mori një zhvillim të vrullshëm nën drejtimin e William Farr-it i cili e zhvendosi ndjeshëm fokusin e punës së këtij institucioni drejt shëndetit publik. Nëpërmjet informacionit rreth treguesve shëndetësorë të popullatës u mundësuan veprime konkrete për përmirësimin e situatës epidemiologjike.
Një shembull i shkëlqyer ishte analiza e fakteve të vdekshmërisë së popullsisë së Liverpulit. Farr-i konstatoi se, në Liverpul gati gjysma e popullsisë nuk jetone më shumë se 6 vjet në një kohë që mesatarja e jetëgjatësisë në pjesët e tjera të Anglisë ishte rreth 45 vjeç.
Si rezultat, Parlamenti Anglez vendosi zbatimin e Aktit Sanitar në Liverpul, në bazë të të cilit u themeluan autoritetet lokale të shëndetit publik, si dhe për herë të parë u krijua pozicioni i “zyrtarit të shëndetësisë”.
Farr-i, gjithashtu, formuloi edhe konceptin e survejancës së vdekshmërisë, sipas së cilit të dhënat e vdekshmërisë duhet të rishikoheshin dhe të analizoheshin periodikisht. Këto aktivitete të Farr-it përbëjnë aplikimet e para të statistikave jetësore dhe të dhënave të tjera demografike për qëllime epidemiologjike.
Prandaj, me të drejtë, këto aktivitete i dhanë një shkëlqim brilant shëndetit publik në Angli.
Nga ana tjetër, një tjetër institucion i rëndësishëm i epokës Viktoriane ishte edhe Shoqëria Epidemiologjike Londineze. Anëtarët themelues të këtij institucioni ishin William Farr, William Augustus Guy, Thomas Addiosn (përshkruesi i sëmundjes me të njëjtin emër), dhe Richard Bright (i cili përshkroi për herë të parë sëmundjen renale terminale).
Qëllimi parësor i kësaj shoqate ishte përcaktimi i etiologjisë së kolerës, por aktivitetet u zgjeruan me shpejtësi në shumë drejtime të tjera.
Në vitin 1849, John Snow vëzhgoi se nivelet e kolerës ishin veçanërisht të larta në ato zona të Londrës që furnizoheshin me ujë nga kompanitë Lambeth dhe Southwark & Vauxhall, ku që të dyja e merrnin ujin nga lumi Tamiz në një vendndodhje shumë të ndotur nga shkarkimet e ujërave të zeza.
Në vitin 1854, kur ndodhi një tjetër epidemi e madhe kolere, një zonë prej afro dy të tretave të popullsisë së atëhershme të Londrës në Jug të Tamizit e merrte ujin nga dy kompanitë e përmendura më lart.
Snow përftoi të dhënat e nevojshme nga zyra e William Farr-it dhe, pas një vëzhgimi të kujdesshëm, konkludoi se ekzisonte një “helm” kolere që transmetohej nëpërmjet ujit.
Arritja e shkëlqyer e John Snow-t u bazua në logjikën organizuese të të dhënave, në vëzhgimin sistematik, si dhe në përqasjen kuantitative (sasiore) në analizën e sëmundshmërisë së popullatës së Londrës.
Ndikimi i publikimit të Snow-t qe shumë më i madh nga sa ç’u mendua fillimisht. Ky publikim çoi në filtrimin e detyrueshëm të ujit nga të gjitha kompanitë në vitin 1857, pra vetëm dy vjet pas publikimit të eksperiencës së kolerës në Londër.
Mëgjithëse shkaktari i kësaj sëmundjeje (vibrio cholera) u zbulua më vonë (në vitin 1883 nga Robert Koch), shembulli i John Snow-t është një mishërim i shkëlqyer i misionit final të Epidemiologjisë, si disiplina bazë (apo, “shtylla kurrizore”) e shëndetit publik: ndërmarrjes së masave parandaluese për përmirësimin e shëndetit të popullatës edhe në mungesë të evidencës shkencore përfundimtare të shkaktarëve të sëmundjeve.
Zhvillimet e mëvonshme në fushën e shëndetit publik i referohen revolucionit bakteriologjik që kulmoi rreth fund-shekullit të 19të. Sipas këndvështrimit bakteriologjik, shkaktarët e sëmundjeve lidheshin me praninë e bakterieve; ky nocion shënoi një kthesë shumë të rëndësishme pasi, për herë të parë, u dhanë shpjegime shkencore të etiologjisë së sëmundjeve duke mundësuar në këtë mënyrë ndërhyrje racionale në shëndet publik.
Megjithatë, revolucioni bakteriologjik shënoi edhe një sfidë të madhe për shëndetin publik. Kështu, me njohjen e shkaktarëve të sëmundjeve, sfida më e madhe epidemiologjike kishte tani të bënte me mënyrën e përhapjes së sëmundjeve në popullatë.
Në fund-shekullin e 19të dhe në fillimin e shekullit të 20të, epidemiologët u përpoqën të shpjegonin përhapjen e sëmundjeve nëpërmjet identifikimit të personave të parë të sëmurë, me shpresën që të arrinin në burimin e vërtetë të përhapjes së sëmundjes në popullatë.
Kështu, theksi i erës bakteriologjike ishte kontrolli i përhapjes së sëmundjeve në popullatë nëpërmjet identifikimit të agjentëve etiologjikë. Në këtë mënyrë, u vu re një zhvendosje e fokusit të Epidemiologjisë nga popullata në tërësi në identifikimin e shkaktarëve apo faktorëve etiologjikë që ndikonin në zhvillimin e sëmundjeve.
Fokusi drejt popullatës në tërësi u shënjestrua sërish gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20të nëpërmjet aktiviteteve të demografëve, sociologëve dhe statisticienëve, gjë që i dha shëndetit publik një karakter multi-profesional dhe inter-disiplinar.
Gjithashtu, aktivitetetet e ndërmarra gjatë viteve 1930-1970 mundësuan zgjerimin e fokusit të shëndetit publik duke përfshirë edhe sëmundjet jo të transmetueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një “historik” i shkurtër i shëndetit publik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përkufizimi i shëndetit publik
» Parimet bazë të shëndetit publik
» Disa karakteristika “unike” të shëndetit publik
» “Shëndeti publik” kundrejt “mjekësisë”
» Koncepti i shëndetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Lajme :: Shendeti-
Kërce tek: