My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dielli se shpejti me kater pole

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 29
Location : Albania

Dielli se shpejti me kater pole Empty
MesazhTitulli: Dielli se shpejti me kater pole   Dielli se shpejti me kater pole I_icon_minitimeTue May 08, 2012 5:40 pm

Dielli se shpejti me kater pole Sun210

Kërkuesit japonezë thonë se dielli do të hyjë në një periudhë të ndryshimeve të pazakonta magnetike që mund të çojë në temperatura të ulëta në Tokë.
Sipas shkencëtarëve në Observatorin e Qendrës Kombëtare Astronomike të Japonisë dhe “Riken Research Foundation”, aktiviteti aktual i njollës diellore duket si në shekullin e 17-të një periudhë të njohur si minimum i aktivitetit diellor, që shkaktoi një periudhë akullnaje të vogël. Gjatë kësaj periudhe prej 70 vitesh, akulli në Londër dhe Tamis ishte i pranishëm dhe lulet e qershisë çelën më vonë, krahasuar me Kioton. Temperaturat vlerësohet të kenë qenë rreth 2,5 gradë më të ulëta se minimumi i gjysmës së dytë të shekullit XX, periudhë ku aktiviteti i njollave diellore ishte i ulët. Hulumtuesit kanë gjetur edhe shenja të ndryshimeve të pazakonta magnetike të diellit, duke i çuar ata të besojnë se polariteti i fushës magnetike diellore në polet ka ndryshuar, dhe ai bëhet katërpolësh në maj. Një ekip hulumtuesish i udhëhequr nga Saku Tsuneta, një profesor në observator, konfirmoi se ndryshimi i polaritetit të fushës magnetike në Polin e Veriut, filloi që në korrik të vitit të kaluar. Megjithatë, fusha magnetike në Polin e Jugut, e cila duhet të ketë qenë e ndryshme me Polin e Veriut, ka mbajtur një polarizim pozitiv, i cili, sipas studiuesve, do të formojë katër polet magnetike me të dy polet të reja pranë ekuatorit të diellit. Studimi japonez ka gjetur se trendi i tanishëm i aktivitetit njollave është i ngjashëm me të dhënat e asaj periudhe të shek. XVII. Normalisht, fusha magnetike e diellit rrotullohet një herë në çdo 11 vjet. Në vitin 2001, poli magnetik i diellit ishte në hemisferën perëndimore, i orientuar me drejtim nga jugu. Ndërsa shkencëtarët e kishin parashikuar që ndryshimi tjetër do të fillonte në muajin maj 2013, sateliti i vëzhgimit diellor “Hinode” ka zbuluar se Poli i Veriut të diellit kishte filluar të lëvizë një vit më përpara afatit të parashikuar. Nuk kishte asnjë ndryshim të dukshëm në Polin e Jugut. Nëse ky trend vazhdon, Poli i Veriut mund të plotësojë dridhjet e tij në maj të vitit 2012, duke krijuar një strukturë magnetike katërpolëshe me dy qendra të reja, që janë krijuar afër ekuatorit të yllit tonë të afërt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Dielli se shpejti me kater pole
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Katër herë kontaktoi me engjëllin e tij
» "Porta Hyrese", Super Misteri qe vjen nga... Dielli.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Lajme :: Kuriozitete-
Kërce tek: