My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  Katër herë kontaktoi me engjëllin e tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 29
Location : Albania

 Katër herë kontaktoi me engjëllin e tij Empty
MesazhTitulli: Katër herë kontaktoi me engjëllin e tij    Katër herë kontaktoi me engjëllin e tij I_icon_minitimeTue May 08, 2012 6:03 pm

Fanitja e parë misterioze

Ferizaj, Rruga “Bashkimi”. Një shtëpi e thjesht, njëkatëshe. Është njëra prej shtëpive, ku jeton M.B. me familje. Tash ka vëllain, nënën, si dhe tre fëmijët e të vëllait, që gjithsej përbëjnë shtatë anëtarë të familjes. Babai ka disa vjet që i ka vdekur.
Një përvojë e pasur mistike e karakterizon jetën tij. Dhe kjo përvojë zuri fill që në moshën e tij 12-13 vjeçare. Është mbi 40 vjeçar.
-Jetonim në Ferizaj, - rrëfen M., - por ishim të ardhur nga fshati J., disa kilometra larg Ferizajt. Kishim ardhur në qytet disa vjet më parë, por unë kisha shumë dëshirë të shkoja në fshat tek të afërmit tanë: axhallarët, kushërinjtë. Një ditë e luta babanë të më lëshojë dhe, hyra në autobus, shkova. Autobusi shkonte gjerë te shkolla e fshatit dhe aty kthehej, kurse unë duhej të udhëtoja edhe një pjesë të rrugës për të arritur në lagjen time. Ishte një ditë e nxehtë vere. Mesi i ditës, asgjë nuk lëvizte rrugës. Dëgjohej vetëm zëri i dalldisur i gjinkallave, ngjitesha i vetëm rrugës, nëpër pyllin e këndshëm. Degët dhe degëzat e drunjve lëvareshin mbi rrugë, duke i falur një freski rrugës nëpër të cilën kaloja këtë mes të ditës verore.
Dhe kështu arrita tek livadhet e lagjes sime. Edhe disa qindra metra më larg ndodheshin shtëpitë. Në një çast, përpara m’u fanit një plak me kosë në dorë, një plak i thinjur dhe i keq. -Ku shkon? -më tha. Tek axha! -i thashë. Ktheu! Ktheu! -më tha -dhe m’u hap me kosë që të prente. Jam kthyer dhe kam filluar të vrapoj teposhtë, andej nga pak qaste më parë erdha me aq dëshirë. Por ai më vinte prapa, gjithnjë me kosën lart dhe me shikimin kërcënues drejtuar kah unë. Fillova të shpejtoj edhe më tepër, sa që kur arrita pranë xhadesë, pothuaj isha pa frymë. Mua mu duk se ai ende më vinte prapa, por kur në fund mblodha forcat dhe ktheva kokën të shikoj, pash se më nuk ekzistonte. Hapa sytë të shohë mirë, por kot. Figura që pak çaste më parë dhe e shihja me sytë e mi, tashmë ishte zhdukur në çast. Prej atëherë, pra prej asaj dite e këndej shëndeti im pothuaj mori teposhtën...

I merrej goja

-Po, -në rrëfim inkuadrohet e ëma; pas këtij rasti s’i punonin këmbët më. S’ecte dot. Disi e lëshoi gjaku. Dhe e dërguam në spital. Mjeku konstatoi se ka neurozë të madhe, dhe gjakun e kishte të dobët... Ndërkohë filloi të qante vazhdimisht. Iu tek një vaj, pa ndonjë arsyeje, që si ndalej dot. Qante ditën dhe natën. Dhe gjendja i keqësohej dita -ditës më tepër...
Kështu kalonin ditët, javët, muajt. Gjendja i përmirësohej pak kohë, pastaj prapë i keqësohej edhe më tepër. Një ditë, iu shfaq një fenomen i pazakonshëm. Filloi t’i merrej goja. Dhe defekte gjë s’kishte, vetëm se bllokohej psikikisht, dhe për një kohë nuk mund të fliste dot. Por ajo që këtë fenomen e bënte tepër interesant dhe të pazakonshëm ishte fakti se ai e dinte me orë, me minuta e sekonda kur do t’i ndalej, por edhe kur do t’i lëshohej goja. Ose anasjelltas, në ora “kaq” do të më vijë të folurit. Madje, kur i zgjaste me kohë të gjatë bllokada dhe ai shihte se ne po merakoseshim, kërkonte lapsin dhe letrën dhe na shkruante orën kur do t’i kthehej të folurit. Dhe pikërisht në orën që e shënonte, i vinte goja.

Shihte ngjarje frikësuese

-Bile, -rrëfen i vëllai S. -nuk mund t’i besoja dot këtij fenomeni e as të vëllait tim. Aq më dukej e pamundshme kjo, sa fillova të dyshoja, mos vallë, është kah e shikon orën tinëz nesh. Dhe, t’u siguruar, mora orën e shtëpisë dhe orën e xhepit të babait dhe i fsheha me dorën time. Përsëri ndodhte e njëjta gjë. Ai kishte orën e vet biologjike, që se gënjente fare. Por është, mendoj, me interes të theksoj se, gjatë asaj kohe sa nuk mund të fliste, qetësohej tepër. Ishte pothuaj tjetër njeri. Kurse, kur i vinte goja, ishte shumë i shqetësuar...
Një natë gushti, kah fundi i viteve të ’70, sëmundja e tij po arrinte kulmin. Gjatë gjithë asaj kohe ne ishim në shqetësim dhe në pasiguri të përhershme. Kur i ndalej të folurit dhe ne nuk mund të qetësoheshim, gjersa nuk normalizohej. Atë natë, kah ora 19:30 na lajmëroi se: “Se në orën 9, respektivisht “+ më ndalet goja, kurse më vjen në ora 1:05 min.” Dhe siç u thashë, orët i pata fshehur, e mbetej të shihja se a do e qëlloj saktësisht kohën kur e paralajmëronte. Saktësisht në 21 i filloi bllokada psikike. Paralajmërimi i tij ishte plotësisht i saktë. Dhe ne duhej të rrinim të zgjuar deri në ora 1:05 , kur duhej t’i zhbllokohej të folurit. Por atë natë ishte disi më i shqetësuar se herëve tjera. Gjatë gjithë kohës disi trembej dhe ishte i stërkequr, kurse kur afrohej ora një filloi të stërkeqej edhe më tepër. Disi ishte i frikësuar. Lëshonte disa klithma në vete, strukej dridhej, plotësisht na krijohej përshtypja se është duke parë diçka, një ngjarje të tmerrshme, një zhvillim të frikësueshëm... Kot i flisnim, e pyetnim ç’ke, ai s’mund të përgjigjej dot. Ndaj, s’na mbeti tjetër, por të prisnim orën 1:05, kur paralajmërimi ishte se duhej “t’i vinte” goja. Dhe vërtet në ora 1:05 min. pasoi zhbllokimi i sistemit të folur...

Katër kontakte me engjëllin e blertë

-Rreth orës një të natës - u kapën do me mjekra prapa derës. Ishin të shkurtër, patulakë të vërtet, por me do mjekra të gjata dhe të tmerrshme. Ata asgjë nuk më bënin, por i rrihnin disa fëmijë të mirë. Fëmijët ishin të vegjël dhe simpatik. Kurse ata i shqelmonin dhe i maltretonin pa mëshirë. Kjo më shqetësonte dhe dridhesha... Natyrisht, këta i shihja vetëm unë, të afërmit e mi nuk mund të shihnin, meqë ata ishin të padukshëm për ta. -rrëfen M...
Dhe pikërisht në kohën kur ata pleq të shëmtuar silleshin ashtu keq ma ata fëmijë të vegjël, kur kryenin atë akt mizor, e unë s’kisha mundësi t’u ndihmoja, prandaj stepesha e dridhesha nga shqetësimi - nga hapësira e panjohur zbriti një “njeri” i mirë, i madh dhe me rroba të blerta, kurse nën krah, respektivisht në mes të dy krahëve kishte flatra... Ai, pasi zbriti, i rrëmbeu ata ame mjekra, i rrahu, i shqelmoi dhe i nxori përjashta. Pastaj, posa i largoi . m’u drejtua mua. Por kokën disi nuk ia shihja dot, vetëm trupin, rrobat e blerta dhe flatrat në mes krahësh. Me zë të but e qetësues, më foli: “Kjo u krye, t’i s’ke për t’u sëmurë më. Prej sot do të jesh mirë. Por po të fillosh të shkruash dhe t’u ndihmosh njerëzve. Do t’u bësh mirë të gjithëve, pos atyre që kanë lindur të sëmur¨...”
Dhe ky ishte kontakti i parë me “engjëllin” tim. Nga jo kohë pata katër kontakte me të. Gjithnjë, sa herë që më shfaqej, më udhëzonte rishtazi. Më jepte këshilla të reja, si të sillesha dhe ç’duhej të bëja. Herën e dytë më udhëzoi: Fillo të shkruash dhe lajmëroji njerëzit se mund t’u ndihmosh. Se ti do t’u bësh mirë të gjithëve, përpos atyre që kanë lindur të sëmurë. Dhe do të shkruash në kapakun e maxhes. Por, e ke të ndaluar të të shohin të tjerët kur shkruan. Madje, as anëtarët e familjes. Mund të t’i shohin shkrimet vetëm prindërit, askush tjetër. Dhe, e ke të ndaluar të shkruash të enjten. Çdo ditë tjetër po, pos të enjtes. Dhe e ke të ndaluar të kërkosh të holla. Me ato që ata vet t’i japin, mjaft do tu bësh idaren...”

Kur shkruaja -ai ishte me mua

Për disa javë, sa më zgjati kjo përvojë, siç thash, pata katër herë kontakte me të. Madje, në fillim, kur më vinin njerëzit për të shkruar, sa herë që shkruaja, mbi kapakun e maxhes, ai rrinte me mua. Ishte prezent. E shihja, ia ndija praninë, ia dëgjoja zërin, por, siç ju thashë edhe më parë, disi kokën nuk ia shihja dot. Zërin ia dëgjoja si nga traka e kasetofonit...
Por, një ditë, ishte pikërisht e enjte, ndërsa, ja që unë s’e kisha parasysh në ato momente, më erdhi një shok, po ashtu i Ferizajt, me disa vajza të axhallarëve të vet. Kërkoi t’i shkruaj njërës. Kishte probleme të rënda shëndetësore, ndërsa disa muaj më parë, ishte martuar... dhe, fatkeqësisht, pranova t’u shkruaj, krejtësisht i pavetëdijshëm se është ditë e enjte, ditë në të cilën, siç thashë, e kisha të ndaluar të shkruaja... Prej asaj dite, pra, plotësisht pas një muaji nga fillimi i të shkruarit, më është ndërprerë kontakti me “engjëllin” dhe nuk kam mundur më t’i shkruaj kujt. Prej asaj dite më kurrë nuk m’u ka shfaqur. Dhe natyrisht, pas një kohe, sëmundja ime prapë filloi. Prej atëherë e deri më sot, më nuk kam mundur të shërohem plotësisht...
Dhe vërtet, prej asaj dite e deri më sot kanë kaluar shumë kohë. M. Është rritur dhe është bërë burrë, por kurrë nuk është ndjerë plotësisht mirë. Pavarësisht se përherë ka qenë nën kontrollin e mjekëve, efekti nuk ka qenë i plotfuqishëm. Tani mbetet të pritet e shihet, se kur përsëri, engjëlli i tij do të rishfaqet që tani ai t’i marrë më seriozisht mesazhet e tij dhe, ndoshta, do të ndjehet përfundimisht i liruar nga pesha e kësaj përvoje të parealizuar mistike, të cilat i ndodhin vetëm njerëzve të caktuar, atyre që posedojnë një senzibilitet të theksuar, apo ndoshta atyre që në karmën e vet e kanë të inkorporuar edhe domosdoshmërinë e një përjetimi të tillë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Katër herë kontaktoi me engjëllin e tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dielli se shpejti me kater pole

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: My Techno Zone :: Fenomene Paranormale-
Kërce tek: