My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fantazmat e hotelit Hot Lake

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 29
Location : Albania

Fantazmat e hotelit Hot Lake Empty
MesazhTitulli: Fantazmat e hotelit Hot Lake   Fantazmat e hotelit Hot Lake I_icon_minitimeTue May 08, 2012 3:10 pm

Fantazmat e hotelit Hot Lake Hot_la10
I vendosur prane ujrave me sulfur te Hot Lake Springs ne La Grande, Oregon ndodhet ne pjesen e vogel te Amerikes Jugore te Vjeter.

Ndertesa me tulla te kuqe me kollonat e saj te bardha eshte ndertuar ne nje kohe me te hershme, ne kohen kur ujrat sherues kishin bere shume buje dhe mund te shihje gra me cadrat e tyre te diellit duke shetitur rreth e rrotull.

Por e mbuluar nga pjesa e jashtme e qete, ndodhet nje histori e mbushur me gjera mbinatyrore dhe te cuditshme.

Njehere e njohur si "The Mayo Clinic of the West" Hoteli Hot Lake eshte ndertuar ne vitin 1907 dhe eshte blere nga Dr. W. T. Phy, i cili shtoi lehtesira moderne mjekesore, duke perfshire edhe nje spital, kirurgji, dhome me rreze X, tek hoteli dhe krijoi nje vend pushimi te njohur qe theksohej nga ujrat termale sherues qe ndodheshin aty.

Njerezit vinin nga i gjithe vendi per te perfituar nga cilesite sheruese te ujit, dhe problemet qe kishin pacientet varionin qe nga artriti dhe deri ne rastet fatale te sifiles dhe tuberkulozit.

Mbas vdekjes se Dr. Phy ne vitin 1931, hoteli mori tatepjeten dhe ne vitin 1935 strukturat prej druri te nderteses u dogjen, duke lene vetem pjesen e jashtme me tulla.

Nderkohe qe thashethemet qe hoteli sherbeu si nje azil te cmendurish mbas vitit 1934 nuk kane prova qe t'i mbeshtesin, fakti qe ne vitet 1950 eshte perdorur si shtepi per pleqte, eshte nje informacion i dokumentuar.

Me pas eshte abandonuar ne vitet 1970, deri sa eshte blere ne menyre private ne vitin 2003. Pasi u bene restaurime te thella dhe mbas renies te te gjithe anes jugore ne vitin 2008, hoteli me ne fund u rihap ne vitin 2010 dhe eshte i listuar ne Regjistrin Kombetare te Vendeve Historike.

Nder fenomenet me te raportuara mbinatyrore jane raporte te shumta te degjimit te muzikes qe vjen si nga nje piano. Ne fillimin e tij, hoteli mori nje piano qe e kishte gruaja e E. Lee, nje piano qe ishte akuzuar qe luante vete edhe perpara blerjes nga hoteli. Qe ne fillim klientet raportuan qe degjonin muzike piano, dhe edhe pse me pas piano u largua nga nje ish pronar (qe kreu vetevrasje), muzika mund te degjohet ende.

Nje histori tjeter e njohur perfshin nje kopshtar i cili u vetevra. Thuhet qe ai e ka varur veten ne hotel, dhe edhe sot e kesaj dite ka raportime qe e kane pare te vije verdalle neper toke.

Ne brigjet e liqenit, ka shume raportime per figura si hije qe shetisin.

Gjate rruges qe te con per tek hoteli, shpesh shfaqet nje mjegull e dendur dhe ka histori per shfaqje fantazmash qe dalin nga mjegulla.

Ndersa brenda ne hotel dyert hapen dhe mbyllen vete, degjohen hapa ne katet e mesiperme, dhe zera te cuditshem degjohen neper koridore.

Historite per fantazmat qe ndodhen aty, fillojne qe nga pushuesit qe kane vdekur, dhe deri tek pacientet qe ishin viktima te eksperimenteve te tmerrshme dhe ne shpirtrat e te vdekurve qe kishin jetuar ne shtepine e te moshuarve.

Megjithese pronaret aktuale te Hotelit Hot Lake evitojne te permendin reputacionin qe ka hoteli i tyre, shume rezidente te La Grande kane te dhenat e tyre per te shtuar ne lidhje me histori te reja te lidhura me fantazmat e hotelit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Fantazmat e hotelit Hot Lake
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fantazmat e Fluturimit 401
» Fantazmat qe vertiten ne Shtepine e Bardhe
» Burgu Alkatraz dhe fantazmat që vërtiten nëpër korridore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: My Techno Zone :: Fenomene Paranormale-
Kërce tek: