My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fantazmat e Fluturimit 401

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 29
Location : Albania

Fantazmat e Fluturimit 401 Empty
MesazhTitulli: Fantazmat e Fluturimit 401   Fantazmat e Fluturimit 401 I_icon_minitimeTue May 08, 2012 3:10 pm

Fantazmat e Fluturimit 401 Ghost210
Fluturimi 401 i Eastern Air Lines ishte ai qe pati perplasjen me pasoja me te medha ne vdekje njerezish ne te gjithe historine e Amerikes.

Nga 163 pasagjeret dhe nga 13 pjesetare te ekuipazhit, 101 prej tyre vdiqen kur avioni u perplas ne Florida ne 22 Dhjetor te vitit 1972.

Avioni ishte nisur nga aeroporti John F. Kennedy dhe ishte shume afer destinacionit te tij Miami, kur gjerat nisen te shkojne keq. Nderkohe qe avioni i afrohej aeroportit, ingranazhi i rrotes se uljes u ul, por megjithate, treguesi i ingranazhit te uljes, i cili i lejon ekuipazhit te kuptojne qe ingranazhi eshte i vendosur ne pozicionin e duhur, nuk u ndez.

Nderkohe qe piloti beri nje xhiro te detyruar rreth siperfaqes ku duhet te uleshin, nderkohe qe ekuipazhi mundohej qe te percaktonte shkakun se pse nuk kishte konfirmim per uljen e rrotes, ne nje fare menyre te cuditshme per avionin u zbatua komanda e pilotit automatik.

Avioni filloi te rrezohej por ekuipazhi i shperqendruar per shkak te problemit me rroten e uljes nuk e vuri re.

Raporti perfundimtar mbi perplasjen shkruante qe perplasja ndodhi totalisht per shkak te pilotit. Per disa kohe mbas perplasjes, te punesuarit e liges ajrore raportuan shikime te fantazmave te ekuipazhit te vdekur neper avionet e tjere.

Shume persona besonin se kjo ndodhte per shkak se pjeset e Avionit te fluturimit 401 qe u shpetuan, u perdoren neper modele te peraferta avionesh.

Te punesuarit kane folur me shume per fantazmen e Kapitenit Bob Loft dhe te Oficerit te Dyte Don Repo. Nje histori tregon qe ne nje fluturim te vitit 1973, nje stjuardese pa Kapitenin Loft ne avion dhe e pyeti ate se kush ishte pasi ajo nuk e njihte. Ai nuk iu pergjgij, keshtu qe ajo shkoi dhe i kerkoi kapitenit qe te fliste me te. Kapiteni e njohu menjehere kapitenin Loft. Kur kapiteni i fluturimit e therriti ate ne emer, Loft u zhduk menjehere, mesa duket ne syte e shume pasagjereve te avionit.

Ne nje fluturim te vitit 1974, Piloti i avionit pretendon se ka pare Don Repo te ulur ne vendin e Inxhinierit te Avionit. Piloti deklaroi qe Repo i tha atij qe ai dhe Loft nuk do te lejonin nje perplasje tjeter si Fluturimi 401, dhe me pas ai u zhduk.

Nje pjesetar ekuipazhi i nje fluturimi tjeter tha qe Repo iu shfaq atij dhe i tha qe ai e kishte bere kontrollin para nisjes.

Nje here tjeter, nje stjuardese pa inxhinierin e avionit qe ishte duke rregulluar mikrovalen. Nderkohe qe po fliste me te me vone, ajo e pyeti ate se cfare kishte patur qe nuk shkonte mikrovala. Ai iu pergjgij qe nuk e kishte idene se per cfare po fliste ajo dhe qe nuk kishte ditur qe mikrovala te kishte ndonje problem.

Repo gjithashtu eshte shfaqur ne shume raste ne dhomen elektronike qe ndodhet nen kabine. Zakonisht ate e shihnin pjesetaret e ekuipazhit te cilet shkonin te kontrollonin zhurmat qe degjoheshin qe aty.

Keto histori ishin aq te zakonshme dhe perhapeshin aq shpejt sa zyra e menaxhimit te Eastern Air Lines, i paralajmeroi te punesuarit e saj qe shperndarja e ketyre historive mund te rezultonte ne pushim nga puna.

Ne vitin 1976, John G. Fuller publikoi nje liber te titulluar "Fantazma e fluturimit 401", qe tregonte ngjarjet qe ndodhen perpara perplasjes dhe historite me fantazma qe tregoheshin mbas perplasjes.

Pjesa me e madhe e informacioneve ne librin e tij vinte nga e shoqja, Elisabeth, e cila kishte punuar si stjuardese ne Eastern Air Lines.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Fantazmat e Fluturimit 401
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fantazmat e hotelit Hot Lake
» Fantazmat qe vertiten ne Shtepine e Bardhe
» Burgu Alkatraz dhe fantazmat që vërtiten nëpër korridore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: My Techno Zone :: Fenomene Paranormale-
Kërce tek: