Zënkat dhe keqkuptimet janë pjesë e jetës, por mund të na ndihmojnë që ta forcojmë më shumë historinë e dashurisë. Duhet ta dini që jeta nuk është ai skenari i një filmi romantik dhe në imazhin tënd ti të jesh Hirushja. Është shumë e vështirë të dalësh nga imazhi juaj, teksa jeni të lidhur për duarsh në perëndimin e diellit dhe jeta reale të duket më shumë si një film horror sesa një përrallë. Duhet ta themi hapur: martesa nuk është një lëvizje për njerëz me zemër të dobët. Do të besosh që dashuria jote mund të fitojë mbi gjithçka dhe bën vërtet mirë, por nuk do të jetë e lehtë. Më poshtë do të zbulojmë së bashku disa të vërteta, sekrete dhe momente nga historia jo perfekte, por unike.
Bashkëshorti ju do, por a do të jetë kështu gjithnjë?
Kur u martove besoje se nëse do të kishe në krah njeriun e duhur do të ishit të lumtur dhe të kënaqur përgjithnjë. Por një mëngjes u zgjove dhe kuptove se nuk ishte kaq perfekte, që nuk ndiheshe e lumtur për çdo ditë të jetës tënde. Do të doje që në një moment të zhdukeshe në vetmi dhe zbrazëti. Nuk është ai. Je ti. Mundohu ta zhdukësh atë imazh të ëmbël të martesës që ke në sy dhe të kanë futur në kokë. Martesa nuk është gjysma e jetës, por një udhëtim me momente shumë elektrizuese, madje edhe të mërzitshme. Sapo ai imazh idilik do të fillojë të venitet, ke për të kuptuar se martesa është më e pasur dhe më gërvishtëse se sa e kishit imagjinuar. E vështirë, sigurisht. Frustuese, ndoshta. Por plot me fuqi dhe tërheqje, më shumë se çdo përrallë që të jetë treguar deri tani.
Do të punosh shumë më tepër se ç’e kishe imagjinuar
Kur të kanë thënë se martesa ka një lodhje të madhe, mbase i janë referuar faktit se duhet të ulësh kapakun e tualetit, bashkëshorti e ngre, por harron gjithnjë që ta ulë. Shumë e thjeshtë! Ai ka shumë gjëra të paeksploruara, por edhe ti je pak e komplikuar. Duhet të mësoni njëri nga tjetri, ashtu si në shkollë kur mësoje historinë dhe gjeografinë. Të martohesh nuk do të thotë të marrësh menjëherë diplomë: çdo herë që ti mendon se e ke kuptuar, ai ndryshon dhe anasjelltas. Kjo ndodh sepse dy njerëz rriten e zhvillohen me kalimin e kohës dhe detyra kryesore e martesës është lidhja e mirë me njëri-tjetrin, si dhe përkujdesja e ndërsjellë përgjatë gjithë këtij udhëtimi.
Ndodh që do të shkosh në shtrat e nervozuar dhe do të zgjohesh akoma më keq.
Çështjet e rëndësishme janë si vera e mirë: kanë nevojë për kohë dhe oksigjen. Kështu që mbylle njërin sy dhe ndrysho të ardhmen tënde. Mos diskuto kur je e lodhur ose kur jeni të dy: edhe nëse do të keni të drejtë për gjithçka, një përplasje nervash nuk do t’ju shërbejë për mirë. Nuk duhet ta vuash atë që provon, thjesht duhet të stabilizosh këtë moment dhe ta shtysh sa më shumë, për të fituar kohë dhe qetësinë e duhur. Nuk duhet t’i frysh të njëjtës gjë për shumë kohë dhe të mbash brenda vetes gjithë inatin, pasi mund të shpërthesh si vullkan.
Mund ta shmangësh seksin nëse nuk dëshiron
Ka disa momente, kur edhe pse gjërat shkojnë mirë, mund të kesh dëshirë të mos bësh seks. Periudha të tilla pa bërë seks nuk janë kaq të shpeshta në një çift: kjo mund të tregojë se zjarri është fikur, por mund të justifikohet se atë javë dhe atë muaj është shumë më e rëndësishme që të flesh pak më shumë.
Jo gjithçka është bardhezi
Lidhja nuk funksionon kur keni bindjen se ti ke të drejtë dhe ai gabim, apo e kundërta. Mes të bardhës dhe të zezës ka më shumë ngjyrime gri se ç’mund ta kishit imagjinuar. Duhet shumë durim, kompromis dhe respekt për idetë e tjetrit.
Një martesë që funksionon nuk do të thotë se nuk ka probleme
Martesa nuk është e bukur nëse nuk ka zënka, thoshin dikur gjyshërit tanë. Dhe në fakt kishin plotësisht të drejtë: të flasësh për gjëra që nuk shkojnë mirë, jo vetëm se është një hap para për të zgjidhur problemet (nuk duhet të harrojmë se po nuk u morëm me to nuk shoshiten apo zgjidhen vetë), por sepse të ndihmon të kuptosh më mirë gjërat dhe në fund të fundit të bën të ndihesh shumë më e fortë.
Ndryshimi nuk është i mundur
Shumë gra mendojnë se mund ta ndryshojnë për mirë, sigurisht, burrin e tyre, duke e edukuar apo afruar drejt perfeksionit. E provojnë me ëmbëlsi, me ulërima apo ultimatume, duke besuar se po bëjnë gjënë e duhur. Në fakt është një sforcim i panevojshëm dhe i pamundur. Herët ose vonë do ta kuptoni se është më mirë ta shohësh gotën gjysmën plot, se gjysmë të zbrazët.
Kur të vijë për të qarë dhe të ndihesh e pasigurt do të shikosh se çfarë ke realizuar
Shumë prej zënkave që lidhen me martesën janë një mundësi e mirë për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin. Sigurisht që është më mirë t’i japësh diçka tjetër martesës. Mos u mundoni të bëni krahasime mes lidhjes suaj me të tjerat, shihni më mirë brenda vetes, mësoni të pranoni gjërat e pamësuara mirë të historisë suaj unike, mundohuni t’i jepni më shumë rëndësi vetes e partnerit dhe do të shikoni ndryshimin si njerëz dhe në çift.