Asnje histori me fantazma me pare nuk e ka trazuar me shume imagjinaten amerikane se sa legjenda e Shtriges se Bell.
John Bell dhe Lucy Williams u martuan ne vitin 1782. Ata u vendosen ne nje ferme ne Karolinen e Veriut dhe ndertuan familjen e tyre atje. Nga martesa e tyre linden kater djem. Mbas disa deshtimeve ne te mbjella ata vendosen qe kishte ardhur koha qe te leviznin nga ai vend. Ne vitin 1805 ata shkuan ne “Barren Plains” ne Tennesse, ne siperfaqen qe ne kohet e sotme eshte e njohur si Robertson Country.
Familja Bell u pershtat shume shpejt me shtepine e tyre te re, dhe John u be nje fermer shume i suksesshem, nje pjesetar shume i rendesishem i komunitetit ku jetonin, si edhe nje kryetar Kishes Baptiste Red River.
Familja u zgjerua edhe me shume duke u shtuar me nje vajze dhe dy djem te tjere.
Ne vitin 1817, gjerat filluan te shkojne keq per familjen Bell. John bell pikasi nje krijese qe dukej e cuditshme ne nje prej fushave te tij dhe e qelloi ate disa here. Mesa duket, ai nuk arriti ta kapte kur e qelloi qenien dhe ate mbremje, kur John Bell shkoi ne shtepi, jashte deres se shtepise se familjes se tij degjoheshin zhurma dhe goditje te forta. Edhe ne netet pasardhese zhurmat ne deren e familjes Bell vazhduan. Madje me kalimin e cdo nate goditjet beheshin edhe me te zhurmshme dhe me te forta. Megjithese vazhdimisht John mundohej qe te kapte kedo apo cfaredo qe ishte duke shkaktuar zhurmen, ai ishte gjithmone shume vone dhe arrinte me vonese.
Femijet filluan qe te ankoheshin per carcafet apo batanijet e tyre qe u hiqeshin ne menyre te mistershme ne mes te nates. Gjithashtu kishte peshperima te ndryshme dhe kenge neper shtepi qe dukej sikur vinin nga nje bote tjeter. Betsy, vajza e John Bell filloi te brutalizohej nga nje entitet qe nuk dukej. Ky lloj fenomeni fantazmash, qe ne ate kohe ishte i njohur ne komunitet si “Shtriga e Bell” u be gjithmone e me i dhunshem ne shfaqjet e saj, deri sa ne 19 Dhjetor 1820, John Bell u ra ne nje gjendje te ngjashme me komen.
Mengjesin e neserm John Bell vdiq dhe familja e tij gjeti nje shishe te vogel me nje leng brenda qe ishte e panjohur per ta. Ata i dhane pak nga lengu qe gjendej ne shishe nje prej maceve te fermes se tyre qe ngordhi menjehere. Ne kete pike entiteti pranoi gezueshem pergjegjesine per helmimin ne dukje te John.
Megjithese Shtriga e Bell pas vdekjes se John u largua nga ferma dhe e la familjen te qete, premtoi qe do te kthehej serish mbas 7 vjeteve. Nderkohe, ku kishte shkuar?
Ne pronen e Bell ndodhet nje shpelle. Shume pak dihet per ate shpelle nga te dhenat historike qe jane mbledhur per Shtrigen e Bell. Ndoshta shpella ishte e perdorur per te ruajtur mallra te ndryshem apo ndoshta femijet luanin ne te ashtu si luajne femijet zakonisht, ose ndoshta ajo ishte vertet nje hyrje per ne Ferr. Ka hipoteza qe Shtriga ka qendruar ne heshtje dhe per te rekuperuar forcat e saj ne ate shpelle.
Vizitoret e shumte qe kane shkuar ne shpellen e Shtriges mund te nxjerrin vete konkluzionet e tyre.
Disa pretendojne qe kane degjuar zera te cuditshem qe vijne nga larg; nga pjese te shpelles ne te cilat nuk mund te shkohet. Disa te tjere kane ndjere pasha mbi ta qe i kane detyruar nje pjese te tyre qe te rrezohen pertoke ne kuptimin e mirefillte te fjales. Drita te ndryshme mund te shihen qe dalin nga shpella dhe vertiten neper qiell gjate nates.
Ne kete shpelle ishin groposur kockat e nje gruaje, por nuk dihet se cfare eshte bere me to.
Megjithate vizitoret kane mesuar qe ata qe marrin me vete nga shpella si suvenire gura apo gjera te tjera, do te kene pasoja shume te keqija per ata vete dhe per familjet e tyre. Ka shume kohe qe askush nuk guxon te marre gje nga brenda shpelles, madje ka edhe nga ata persona qe refuzojne qe te hyjne ne shpelle.
Nje gje shume shqetesuese dhe e cuditshme eshte qe shume vizitore qe kane bere foto brenda shpelles, kur kane lare fotografite kane zbuluar qe neper fotografi nuk duken personat qe ishin aty ne momentin e shkrepjes se fotografise, ose ka patur figura ekstra e ndonjehere edhe krijesa te ndryshme qe duken ne fotografi, por qe nuk ishin aty te dukshme ne momentin e shkrepjes se fotografise.
Legjenda e Shtriges se Bell eshte nje histori e vertete dhe nje prej fenomeneve te dokumetuara me mire ne Amerike. Ferma origjinale Bell vazhdon te jete ende nje ferme, por megjithate pronaret e saj nuk jane me familja Bell dhe nuk eshte nje vend i hapur per publikun. Shpella e Shtriges se Bell eshte e vendosur sapo largohesh nga rruga Keysburg ne Adams, Tennesse. Ajo eshte e hapur per publikun per ture vetem kur rezervohet qe me pare dhe eshte e listuar ne Regjistrin Historik Kombetar nga Departamenti i Brendshem i Shteteve te Bashkuara.