My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia e Salemit, qytetit të mallkuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 29
Location : Albania

Historia e Salemit, qytetit të mallkuar Empty
MesazhTitulli: Historia e Salemit, qytetit të mallkuar   Historia e Salemit, qytetit të mallkuar I_icon_minitimeTue May 08, 2012 3:28 pm

Salem është qytet industrial që ndodhet në zonën e Essex-it në shtetin e Massuchucets, sot është vend turistik, pasuria e të cilit është gjithçka që lëviz rreth botës së magjisë e të misterit.
Historia e Salemit, qytetit të mallkuar 220px-10
Shtëpitë prej druri të pikturuara me të zezë dhe “ Muzeu i shtrigave të Salemit “ me pamjen e tij kaq Gotike , e rrethojnë me një ajër magjepës e të vecantë , që josh e josh cdo vit turistët e ardhur nga gjithë bota.

Bum-i turistik nisi më 1970 kur episodet e telefilmit të famshëm të atyre viteve “Bewitched “ (Jeta e një shtrige) u ambientuan e u xhiruan pikërisht në Salem, por misteri që vesh cdo pëllë mbi tokë të këtij qyteti lidhet me të largëtin vit 1692 e zë fill ekzaktësisht më 1 Mars kur në të nisi Procesi i Shtrigave , procesi më i famshëm i të gjitha kohërave kundër magjisë e predikuesve të saj. Ai zgjati pothuajse dy vjet e vuri në bankën e të akuzuarve plot 141 persona , një përqindje të lartë të popullsisë banuese të asaj kohe . Të flasësh për atë çka ndodhi pak më shumë se tre shekuj më parë nuk ë shtë e lehtë pasi ajo qe një nga të shumtat histori të trishtueshme të rradhës , pa motive , pa baza , shembull i persekutimeve pa minimumin e arsyess e të mëndjes e që çonin deri në tortura e vuajtje horrori. SalemVillage në shek XVII qe një komunitet rural i përbë rë nga kolonë puritanë të Massachucets .

Banorët e New England (kështu quhej pjesa veriore e SH.B.A pjesë e të cilës qe dhe Massachucets) vetë konsideroheshin si të zgjedhur nga Zoti për të kolonizuar ato territore qe dikur ishin të Djallit e ndjeheshin ushtarë gjithmonë në luftë kundër cdo vepre të tij . Periudha pak para fillimit të Procesit të Shtrigave nuk qe e lehtë . Thatësirat e shumta e pushtimi i tokave nga insektet dëmtuese shkatërruan krejt prodhimin e çuan qytetin në një mizerie të paparë . Më 1691 në Boston, i cili qe qëndra më e populluar ekonomike e kulturore e New England.

Shpërtheu një zjarr i tmerrshë m që dogji pothuajse tërë qytetin . Menjëherë pas kësaj ngjarje një tërmet i fuqishëm ra në Port Royal të Xhamajkës , ku vdiqën mbi 2000 vetë pjesa më e madhe e të cilëve qenë të afërm e miq të banorëve në Salem Village. Për banoret e këtij të fundit katastrofat qenë pjesë e planit të Djallit për t’i përzënë e t’i rimarrë tokën ku ata po jetonin . E pikë risht në këtë atmosferë të vështirë supersticioni e paniku nisi lufta më e madhe kundër shtrigave.

Në një komunitet të vogël, të mbërthyer nga morali puritanë i shek XVII urrejtja, inatet , zilitë hakmerrjet rriteshin shpejt e pa fre. Qënia njerëzore poshtërohej në mënyrë të turpshme e të dhunshme . Vritej përpara shpirti e më pas trupi e cdo sekondë e jetës absolutizohej me rregullat e Fesë . E fëmijët nuk bënin përjashtim , prej tyre pritej po ajo çka pritej nga të rriturit. Shpesh pë r t’i ndëshkuar u kujtohej se mund të vdisnin e të përfundonin në Ferr në cdo moment . Argëtimet e fëmijëve janë pasqyrë e ambientit ku jetojnë . Vajzave u ndalohej mundësia për t’u rritur kulturisht e emocionalisht e nga ato pritej një nënshtrim total . O ishe një grua e mirë o një mëkatare nga e cila hapi për t’u kthyer në shtrigë qe tepër i shkurtër.

Në qoftë se në Europë Shtriga konsideroheshin gratë e shenjta që njihnin vetitë e frutet e bimëve e erbave naturale , në Salem Shtriga ishin o gra shumë të varfëra e injorante , o gra të urta të kamura , altruiste sa t’i kishe zili . Duke analizuar atë çka thamë më sipër kuptojmë kush qe motivi i histerizmit që mbërtheu vajzat e vogla të asaj epoke në Salem. Nga dokumentat e ardhura deri më sot dimë se Betty Parris 9 vjec ,vajza e Reverendum Parris e kushërira e saj jetime Abigall William 11 vjec mbërthehen nga kriza histerizmi , kanë konvulsione , mërmëisin fjalë pakuptim , bien në gjëndjë vegjetative e humbasin pothuajse çdo kontroll. Menjëherë pas tyre plot e plot vajza të tjera bien në të një jtën gjëndje . E në këtë moment kërkohej me çdo kusht fajtori , Shtrigat që i bë në magji vajzave . Të parat që u akuzuan qenë sklavja Tituba e të varfërat Sarah Good e Sarah Osburn që jetonin në kufinjtë e një shoqerisë strikte puritane .

Tituba vinte nga Barbadose kuptohet se nuk kishte asimiluar asgjë nga mentaliteti puritanë i NeW England . Ajo njihte “vudoo” e dinte mjaft pë rralla e legjenda mbi Magjinë. Në atë dimër të ftohtë e të vështirë të 1692 , sa herë që reverendum Parris e gruaja e tij largoheshin Betty e Abigall u pëlqente të dëgjonin historitë e Titubas të cilë n e adhuronin . Për të thyer monotoninë e mërzitjen me ta u bashkuan mjaft vajza të tjera si Marry Walcott, AnnPutnam Mercy LeWis (kamariere) Elizabeth Hubbard mbesa e doktor Griggs që do t’i vizitojë më vonë , etj deri sa numri i tyre arrin në dhjetë . Për lojë filluan të parashikonin të ardhmen duke hedhur të bardhën e vezës brenda një gote me ujë . Për puritanët Demoni ishte një krijesë kostante reale që ecte krah të tyre e për vajza ta sfidonin atë qe një lojë shumë eksituese . Deshifrimi i formë s që merrte e bardha e vezës në ujë parashikonte të ardhmen e tyre e kuptohet efekti mbi sistemin nervoz të ndjeshëm qe i paevitueshëm . Preokupimet për atë çka do të ndodhtë për shkak të një forme të deshifruar keq i cuan ato në histerzëm . Në ato netë të gjata dimri vajzat ndjeheshin Shtriga , për ta s’qe më një lojë, por diçka e ndalueshme qe po sfidonin .

E këtu nis filli i dramës se tyre .

Thellësisht i alarmuar nga sjellja e shëndeti i vajzave Reverendum Parris kërkon ndihmë tek doktor Griggs i cili pas kurash të kota e pa rezultat diagnostikon se vajzave u qe bë rë magji . Menjëherë më pas dhe 8 vajza të tjera u jep të njëjtën diagnozë . Pas shumë përpjekjesh ato më në fund tregojnë të vërtetë n mbi ritet e tyre e bë jnë emrat e Titubë s , Sarah Godd e Sarah Osburn si mësueset e tyre të cilat arrestohen më 29 shkurt e më 1 mars 1692 nis procesi i njohur si ” Procesi i shtrigave të Salem “.

Në atë epoke shumica e vajzave të Salemit filluan të shfaqnin shenja Konvulsioni , ngrirje , fraza pakuptim që çuan në mbushjen plot të burgjeve të Bostonit me të ashtuquajturet Shtriga .

Nga 10 Gushti 1692 deri në 22 shtator 1692 , 20 persona u dënuan më varje .

Gjatë 1693, 5 te tjerë vdiqën në burg.

10 qershor

Bridget Bishop

19 korrik

Sarah Good
Elizabeth How
Susannah Martin
Rebecca Nurse
Sarah Wilds

19 gusht

George Burroghs
Martha Carrier
George Jacobs
John Proctor
John willard

19 shtator

Giles Cory (i shtypur me gurë në gjoks deri në vdekje)

22 shtator Martha Cory

Mary Esty
Alice Parker
Mary Parker
Ann Pudeator
wilmot Redd
Margaret Scott
Samuel WardwellNë burg të akuzuara si shtriga vdiqën Sarah Osburn më 10 maj 1692;
Roger Toothaaker më 16 qershor 1692;
djali i sapolindur i Sarah Good më 19 korrik 1692, e një jta ditë e vdekjes së të ë më s ;
Ann Foster më 3 dhjetor 1692;
Lydia Dastin më 10 mars 1693

“Njeriu është kërkimi i tragjedisë e i emocioneve të forta e kur nuk arrin të realizojë kënaqësi maksimale krijon vetëm tragjedinë e shkatërrimit“
Erich Fromm (Anatomia e shkatë rrimit njerë zor)Por si gjithmonë arsyeja fiton mbi gjithcka e katër vjet pas kësaj ngjarje gjyqtarët e këtij procesi nënshkruajnë një konfesion të betuar ku pranojnë se kanë fallsifikuar faktet e kanë gabuar duke kërkuar publikisht falje .

Sot qyteti i Salemit i njohur si qyteti i “ Procesit të Shtrigave të Salemit “ e ka kthyer këtë pjesë të historisë së tij në një burim turistik me fitime për Salem’s Economy .Muzeu “ Shtrigat e Salemit” pret cdo vit me dhjetra e dhjetra vizitorë .

Historitë mbi shtrigat pa dyshim kanë ekzistuar para se të shpikej e shkruara . Në popujt antikë , feja e magjija kanë qenë hap pas hapi me njera-tjetren . Provat e ekzistencës së saj qysh nga Prehistoria kanë ardhur deri më ditët e sotme . Kodiku i Hammurabit, përmbledhja më antike e ligjeve përmbante denim mjaft të egra ndaj kujtdo që përpiqej të dëmtonte të tjerë t më anë të magjisë .Në literaturë magjistarja më antike që njohim është Magjistarja Circe te Odisea e Homerit ,e cila së bashku me mbesën e saj Medea transformonte ne derrkuca çdokush që arrin deri te ajo . E dashuruar me Uliksin ajo detyrohet t’i kthejë viktimat e saj në trupa njerëzor . Mjaft të famshme në literaturë janë dhë tre shtrigat te Makbeth i Sheakspirit , të cilat me magjitë e tyre bë jnë ç’ë shtë e mundur të bindin Makbeth të vrasë mbretin për të zënë fronin e Skocisë .

Kinemaja e televisioni janë argëtuar mjaft me këtë temë . Shtrigat televizive kanë lindur me Samanthën te seriali “ Jeta e një shtriga “ interpretuar nga aktorja e famshme Elizabeth Montgomery të cilë s që nga gushti i 2005 i ë shtë kushtuar një bust në qytetin e Salemit.

Kronologjia e filmave të frymë zuar nga kjo temë :

“Hexen “ 1922 me regji të Benjamin Cristensen, më shumë një dokumentar mbi lindjen e zhvillimin e këtij fenomeni .

“Virgjëreshat e Salemit“ me regji të Frank Lloyd

“Pasioni i Gjovana d’Arca “1928 e “ Dies irae “ 1943 me regji të Carl Theodor Dreyer

“Jam martuar me një shtrigë “ 1942 Renè Clair

“Shtrigat e Rodanit “ 1950 Raymond Bernard

“Shtriga “ 1954 Andre Michel

“Një shtrigë në parajsë “ 1958 Richard Quine

“Shtriga në dashuri “ 1966 Damiano Damiani

“Djallë t “ 1971 Ken Rusell

“Rosemary ‘baby “ 1968 Roman Polanski

“Shtrigat e Eastwick “ 1987 George Miller

“Shtrigat” 1989 Alessandro Capone

“Netë t e Salemit“ 1980 film me skenarë të marrë nga romani me të njëjtin titull të Stephane King e me regji të Tobe Hooper

“Hocus Pocus “ 1993 Kenny Ortega e deri tek seria e fundit e famshme televizive “ 3 Motrat Halliwell”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Historia e Salemit, qytetit të mallkuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e balenes me te vetmuar ne bote
» Historia e vertete e Horrorit ne Amityville (e treguar nga protagonisti)
» Ç’farë është vorbulla (vorteksi) Oregon, misteri, fakti dhe historia e tij

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: My Techno Zone :: Fenomene Paranormale-
Kërce tek: