Disa dokumente të zbuluara që do të shfaqen në një ankand në Connecticut të Shteteve të Bashkuara, shkruajnë se Adolf Hitler ka qenë i varur nga kokaina, ka pasur probleme me jetën seksuale dhe ka vuajtur nga fryrja e barkut.
Thuhet se këto të dhëna janë nxjerrë nga kartoni shëndetësor i liderit nazist. Dokumentet tregojnë se ai kishte përdorur rreth 28 lloje barnash gjatë periudhës së shkatërrimit të ‘perandorisë’ së tij, ndërsa kokainën e ka përdorur “për të mjekuar sinuset dhe fytin”.
Hitlet ka qenë i njohur edhe për faktin se gjatë darkave me gjeneralët e tij ka lëshuar gazra për shkak të problemeve me fryrje të zorrëve, shkruhet në këto dokumente amerikane.