Makina me të cilën krenohej polica italiane nuk do të jetë më pjesë e saj. Kjo për shkak se Gallardo LP560-4 Polizia nuk do të jetë më një makinë patrulle pas një aksidenti të rëndë.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit verior të Kremonës, ku për disa ditë mjeti qëndroi i ekspozuar në një panair. Sipas dëshmitarëve, mjeti devijoi për të shmangur aksidentin me një makinë që kaloi me dritë të kuqe në një semafor dhe u përplas me dy makina të parkuara.
Dëmi i pësuar nga Lamborgini i policisë është përtej mundësive të riparimit. Njëri prej dy policëve të ndodhur në mjet po kurohet për brinjë të thyera, ndërsa një tjetër pësoi vetëm hematoma.
Makina me vlerë 235 000 dollarë u dhurua për policinë nga Automobili Lamborghini S.p.A. në vitin 2008, për një patrullim më efikase pasi vitin e kaluar 1 milion njerëz janë plagosur në rrugë dhe 4 731 kanë humbur jetën.
Model i cili zëvendësoi një model të mëparshme që ishte dhuruar prej vitit 2004. Tani policia është në pritje të dhurimit të një modeli të ri.