My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 30 menyra per te permiresuar jeten ne 100 dite

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 29
Location : Albania

30 menyra per te permiresuar jeten ne 100 dite Empty
MesazhTitulli: 30 menyra per te permiresuar jeten ne 100 dite   30 menyra per te permiresuar jeten ne 100 dite I_icon_minitimeTue May 08, 2012 8:57 pm

30 menyra per te permiresuar jeten ne 100 dite Woman-10

Sa herë thua se do të ndrrosh stil jetese, por ideja të tremb. Ja strategjia: mos e ndrysho, përmirësoje. Për këtë, mjaftojnë 100 ditë të mbushura me truke të vegjël. Kaq është koha që nevojitet për të përthithur ndryshimet e për t’i shndërruar në zakone. Hapat që duhen ndërmarrë? Ja ku i kemi grupuar. Mjafton t’i ndjekësh për njëqind ditët e ardhshme. Koha filloi.
Shtëpia
1. Një program bukurie
Le ta nisim nga banesa, sepse ai është vendi yt, ai që duhet të të ngjajë. Shihe si të ishte trupi yt: zbulo pikat e saj kritike që duhen “trajtuar”. Dhe pastaj cakto një takim të përjavshëm për t’ia kushtuar remise en forme të apartamentit tënd.
2. Lehtëso dollapin
Për 100 ditë, vendosi të gjitha rrobat që vesh në pjesën e djathtë të dollapit. Në fund, dhuroji të gjitha rrobat që do kenë mbetur në anën e majtë.
3. Jashtë kujtimet e këqija
Merr një kuti të madhe apo baule: do të të shërbejë për të futur të gjitha objektet negative, apo më mirë të themi, ato që të sjellin ndër mend gjëra të trishtuara të kohëve të shkuara. Kështu pastaj do të jetë e thjeshtë t’i eleminosh të gjitha.
Koha
4. Krijo një plan biznesi
Përgatit një tabelë si ato të ndërmarrjeve. Listo të gjitha objektivat që do arrish në 100 ditë. Pastaj ndaji në afate mujore apo javore. Duke fituar sfidat e vogla, do gjesh motivimin e duhur për të arritur qëllimin kryesor.
5. Relaks sa më i mirë
Vëri nga një notë të gjitha atyre që bën: çfarë të pëlqen më shumë dhe çfarë jo, bëj një listë të të gjitha gjërave me të cilat humbet kohën kot. Në fund fare, do kesh një panoramë të përgjithshme se si mund ta shijosh sa më mirë kohën e relaksit.
6. Top 5 në 24 orë
Në fund të një dite, zgjidh pesë gjërat më të rëndësishme që do bësh të nesërmen: është më mirë të përqëndrohesh në pak gjëra, sesa të merresh me lista të gjata punësh që vetëm sa të hallakatin dhe në fund nuk bën asgjë.
Paratë
7. Plani yt i shpenzimeve
Vendose paraprakisht se sa do doje të shpenzoje në njëqind ditët e ardhshme: ndaje shumën që mendon se duhet të shpenzosh në përqindje sipas shpenzimeve të përditshme (ushqim, zbavitje, sport…). Dhe pastaj, në fund të çdo jave, kontrollo nëse e ke respektuar planin e shpenzimeve.
8. Rregull në bankë
Përpiqu të vësh pak rregull në llogaritë bankare. Merr të dhëna mbi derdhjet e pagës, pagesat e faturave dhe informohu nëse ke apo jo overdraft të hapur. Nëse nuk ke për të bërë ndonjë blerje që t’ia vlejë, bën mirë ta mbyllësh sepse rriskon gjithmonë të tërheqësh e të shpenzosh lekët e rrogave të ardhshme. Dhe kjo ka interesa shumë të larta.
9. Zero shpërdorime
Duket si një gjë banale, por funksionon me të vërtetë: mos dil nga shtëpia me më shumë para sesa të duhen. Dhe lëre në shtëpi kartën e kreditit.
Shëndeti
10. Stop atyre që të bëjnë dëm
Çdonjëri prej nesh e di se nga i vjen e keqja: mund të jetë një tris paste, apo kafeja e katërt e ditës. Për njëqind ditë eliminoji të gjitha këto huqet e tua. Bëje si tip basti me vetveten, që mund të heqësh dorë për 100 ditë. Më pas, kur ta kapësh këtë kufi, mund të zbulosh se nuk do kesh më nevojë për këto lloj ushqimesh.
11. Pa mjegull
Fillo të evitosh edhe ushqimet e ëmbla: aty për aty, duket sikur të japin energji, por pak më vonë të mjegullojnë mendjen dhe të bëjnë me humor të keq.
12. Zgjo metabolizimin
Zëvendësoje kafenë me tre filxhanë çaji oolong, një lloj çaji gjysmë i fermentuar që jep një efekt pozitiv për rënien në peshë. Në fakt ka një veprim të dyfishtë: rrit metabolizmin dhe shpejtësinë e oksidimit të yndyrnave.
13. Prapë me ujin
Me siguri që nuk është aspak një gjë e re fakti se po të pish dy litra ujë në ditë, përveçse pastron dhe hidraton organizimin, ndalon edhe urinë. Me disa pika limoni, shton edhe më efekton pastrues. Një ide më shumë? Pije të freskët, pa akull, kjo do të të bëjë të dobësohesh: që ta sjellë ujin në temperaturën trupore, fiziku duhet të djegë 60 kalori.
14. Fitness i shkurtër
Më mirë pak minuta në ditë, por që t’i bëni me qejf: zgjidhni aktivitetin që i përshtatet stilit të jetesës. Mjafton dhe 15 minuta ecje e shpejtë, që jo vetëm do t’ju bëjë mirë për formën fizike por edhe për gjendjen shpirtërore
15. Medito 10 minuta në ditë
Studime të ndryshme shkencore tregojnë se njerëzit që meditojnë kanë një nivel më të lartë të shëndetit. Megjithëse meditimi nuk është kaq i thjeshtë, ka mjaft faqe në internet që ju ndihmojnë për ta bërë, përveç kurseve të jogës.
Puna
16. Të gabosh është e dobishme
Tashmë edhe amerikanët e kanë vënë re këtë fakt: falimenti është një rast për t’u rritur, aq sa kapitalistët e sotëm preferojnë të financojnë sipërmarrës të falimentuar pikërisht sepse kanë mësuar nga gabimet e veta. Dhe ç’lidhje ka kjo me ne? E përditshmja jonë është plot me gabime të mëdha e të vogla. Mësohu t’i shohësh si raste të mira për të ndrequr të tjera gjëra në të ardhmen e për t’u bërë më e fortë.
17. Kape çastin
Të gjithë kemi një moment të caktuar gjatë ditës kur funksionojmë më mirë, sepse kapaciteti krijues mund të jetë në maksimum. Zbuloje se cili është momenti yt dhe gjatë njëqind ditëve të arshme shfrytëzoje për vendimet e rëndësishme apo punët që kërkojnë më tepër përqëndrim.
18. Dil nga rrethi vicioz
Të shohësh tek vetja vetëm difektet apo rastet kur duket se fati nuk të buzëqesh, sjell mendime negative. Dhe mendimet negative janë paradhoma e rezultateve negative.
19. Imito kampionët
Imito filozofinë e kampionëve të mëdhenj dhe për 100 ditët e ardhshme fillo të vëresh sukseset e tua, edhe ato më të voglat. Diferenca mes kampionëve dhe njerëzve mediokër, është se të parët kanë një perceptim mjaft të fortë të të gjitha herëve kur kanë fituar, kurse të tjerët të herëve që janë mundur.
Partneri
20. Si ping pong
Çdo fundjavë bëj me të lojën e veprimeve të mira por dhe të gabimeve të javës. Sekreti: vëre theksin tek gjërat e tij të mira, kështu nuk do ndihet nën akuzë dhe do e shohësh se si do kujtohet vetë edhe për ato që ka bërë keq.
21. Mbrëmje vetëm
Vëri vetes detyrë që në 100 ditët e ardhshme, të kalosh së paku dhjetë mbrëmje vetëm. Kjo do të të shërbejë ty për të njohur vetveten. Por edhe atij për të ta ndjerë mungesën.
22. Seksi, rifillo nga zero
Ke njëqind ditë kohë për të filluar nga zero e për të arritur në majë. Zbavituni së bashku duke bërë një tabelë të marsheve erotikë: takimi i parë, vetëm flirt; i dyti, vetëm puthje; i treti, vetëm përkëdheli… kushedi se ku do arrini në ditën e njëqindtë.
23. Eros për së largu
Për njëqind ditët e ardhshme, mos harro që t’i japësh një lloj provokimi bisedave të tua telefonike. Nuk mjafton kaq? Ateherë nisi mesazhe me dy kuptime, me fjalë që i kuptoni vetëm ju të dy, në facebook apo në twitter. Do kesh ndjesinë sikur po bën seks në publik.
Miqtë
24. Rigjej ata të vërtetët
Të gjithë kemi miq që i lëmë pas dore për shkak se nuk kemi kohë dhe e gjejmë veten duke e kaluar kohën me njerëz me të cilët na lidh puna. Gabim: miqtë janë faktor thelbësor që të jemi mirë. Cakto së paku një mbrëmje në muaj për ta. Lajmëroi ca ditë përpara dhe ke për ta parë që do gjenden menjëherë në krahun tënd.
25. Mëso të thuash jo
Elemino të gjitha ftesat ku zakonisht shkon zemërthyer. Thjesht mos shko.
26. Limito rrjetet sociale
E përditëson faqen e faceboo-ut apo ndonjë tjetër të ngjashme shumë shpesh? Atëherë ka ardhur momenti të dizintoksikohesh. Fillo duke i vënë vetes detyrë ta mbash të mbyllur për një javë. Surprizë: do të zbulosh se shumë pak njerëz e kanë vënë re. Kur t’i rikthehesh edhe njëherë faqes, do ta kesh më të lehtë të mos merresh orë e çast me të.
27. Fuqizo lidhjet e reja
Për ta shndërruar një njohje në miqësi, mbështetu tek pesë faktorë: afrueshmëria, koha, gjërat e përbashkëta, kujdesi dhe zbavitja.
Lumturia
28. Letër për ty
Mendon gjithmonë për ato që do të bënin të lumtur. Dhe nuk shikon ato që ke. Ka një truk për t’ia dalë: dërgoji vetes në mbrëmje një email ku i tregon gjënë më të bukur të ditës. Kur ta hapësh postën sërish në mëngjes, kjo do të jetë kënaqësia e parë e ditës.
29. Gjëra të reja
Shtoji ditës zakone të vogla të reja: ndrro rrugën që ban zakonisht kur shkon në punë, barin ku pi çdo ditë kafen… Kështu forcohet ndjesia e zbulimit të gjërave të reja, që pastaj sjell kënaqësi.
30. Stërvit humorin
Fillo të mbash një ditar, ku përshkruan me nota humori edhe ngjarjet më banale të të përditshmes. Stërvitja e sensit të humorit është antidoda më e fortë ndaj trishtimit dhe një investim për lumturinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
30 menyra per te permiresuar jeten ne 100 dite
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 2po2 & Flori - Gjithe Jeten (Official, HD 1080p Cd-Rip)
» 3 filxhane kafe ne dite bejne mire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Lajme :: Kuriozitete-
Kërce tek: