My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shëndeti si koncept “tërësor”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Donitos
Fillestar
Donitos


Numri i postimeve : 22
Join date : 08/05/2012

Shëndeti si koncept “tërësor” Empty
MesazhTitulli: Shëndeti si koncept “tërësor”   Shëndeti si koncept “tërësor” I_icon_minitimeTue May 08, 2012 8:49 pm

Sipas këtij këndvështrimi, shëndeti konsiderohet si koncept “tërësor” duke j’u referuar shumë elementëve si: “tërësisë së individëve” të një shoqërie, “tërësisë së komuniteteve”, “tërësisë së dimensioneve të shëndetit”, apo “tërësisë së faktorëve përcaktues të shëndetit”.
Kështu, sipas këtij koncepti, “trupi”, “mendja”, “shpirti” dhe “emocionet” ndër-veprojnë dhe funksionojnë si “një e tërë”.
Gjithashtu, në këtë konceptim të shëndetit, theksohet edhe ndër-varësia (marrëdhëniet reciproke) mes individëve me njëri-tjetrin. Një vëmendje e veçantë i kushtohet të gjithë dimensioneve të shëndetit dhe të gjithë faktorëve përcaktues të shëndetit në mënyrë të tillë që, shëndeti fizik dhe ai mendor konsiderohen njëlloj të “çmuar”.
Koncepti “tërësor” i shëndetit përshkohet nga një filozofi e unitetit mes dimensioneve dhe aspekteve të ndryshme që përcaktojnë shëndetin e individit në veçanti, dhe të popullatës në tërësi.
Sipas këtij konceptimi, fokusi qendror përqëndrohet në karakterin sinergjik të shëndetit, individit dhe shoqërisë, ku të gjithë elementët përbërës ndër-veprojnë në mënyrë sinergjike duke përftuar një “tërësi” që është më e madhe sesa shuma e të gjithë elementëve përbërës.
Prandaj, këndvështrimi “tërësor” i shëndetit është shumë i rëndësishëm përsa i takon evokimit të karakterit ndër-veprues të të gjithë komponentëve të shëndetit, individëve, shoqërisë, dhe botës në tërësi.
Kjo përqasje “tërësore” ndaj shëndetit është përqafuar nga shumë shkolla Perëndimore gjatë këtyre dekadave të fundit. Kështu, njerëzit po bëhen gjthnjë e më të ndërgjegjshëm për lidhjen e ndërsjellë mes “trupit” dhe “mendjes” mbi çështjet e lidhura me shëndetin.
Koncepti “tërësor” mbi shëndetin aludon gjithashtu për një ekuilibër mes të gjitha pjesëve përbërëse të shëndetit; nga kjo pikëpamje, “ekuilibri” i këtyre komponentëve, sipas shumë autorëve, është edhe thelbi i shëndetit.
Koncepti “tërësor” i shëndetit është i një rëndësie vendimtare për një shoqëri që pretendon të jetë progresive. Kështu, preokupimi i një shoqërie vetëm për sëmundje të karakterit fizik do të ishte shumë defektoz dhe i njëanshëm.
Ky ka qenë rasti i pothuajse të gjitha shoqërive në mbarë botën deri në dekadat e fundit, ku theksi i vihej vetëm trajtimit të sëmundjeve pas shfaqjes së tyre dhe/ose mënjanimit të faktorëve “klasikë” të rrezikut (p.sh. ndotjes mjedisore, apo përmirësimit të kushteve higjieno-sanitare).
Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë po i mëshohet studimit të faktorëve të tjerë përcaktues të shëndetit, përfshi nivelin e edukimit, të ardhurat materiale, strehimin, apo punësimin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shëndeti si koncept “tërësor”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» “Shëndeti publik” kundrejt “mjekësisë”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Lajme :: Shendeti-
Kërce tek: