My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Këndvështrimi bio-mjekësor mbi shëndetin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Donitos
Fillestar
Donitos


Numri i postimeve : 22
Join date : 08/05/2012

Këndvështrimi bio-mjekësor mbi shëndetin Empty
MesazhTitulli: Këndvështrimi bio-mjekësor mbi shëndetin   Këndvështrimi bio-mjekësor mbi shëndetin I_icon_minitimeTue May 08, 2012 8:46 pm

Siç u tha më lart, sipas këndvështrimit bio-mjekësor shëndeti është mungesa e sëmundjeve në organizëm. Në fakt, ky përkufizim ka pasur një jehonë të gjatë, pasi intuitivisht shumica e individëve e perceptojnë shëndetin si mungesë të “devijimit” apo “shkarjes” së organizimit drejt zhvillimit të një apo disa sëmundjeve të caktuara.
Problemi me këtë përkufizim konsiston në faktin se, në realitet, mund të ketë individë me një sëmundje të caktuar, por që, në periudha apo stade të ndryshme të zhvillimit të sëmundjes, këta individë mund të ndjehen të shëndetshëm.
Kështu, një subjekt që vuan p.sh. nga skleroza multipleks por që ka gjetur një “ekuilibër” brenda kufizimit fizik të shkaktuar nga sëmundja, dhe që udhëheq një jetë me aktivitet dhe produktivitet të lartë, mund të konsiderohet nga komuniteti (përfshi edhe vetë individin) si subjekt “i shëndetshëm”.
Nga ana tjetër, për shumë subjekte në popullatë mund të mos ketë evidencë “fizike” të ndonjë sëmundjeje, në një kohë që këta individë mund të kenë shumë probleme psiko-sociale të cilat e “deviojnë” shumë shëndetin e tyre nga mirëqenia mendore dhe/ose shoqërore.
P.sh. subjektet që rrallë herë ndjehen në “formë”, “të gëzuar”, apo “të lumtur”, që janë anksiozë, që shumicën e kohës duken të mërzitur dhe qëndrojnë të vetmuar, megjithëse nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje e identifikueshme, gjithsesi mund të konsiderohen si jo të shëndetshëm (të paktën, pjesërisht).
Siç shihet pra, sipas konceptit bio-mjekësor ka një ndarje të prerë midis “shëndetit fizik” dhe mungesës së tij, e cila konsiderohet si “sëmundje”.
Por, ky përkufizim bart në vetvetë shumë mangësi, pasi siç u përmend në mënyrë ilustrative më lart, disa subjekte me një sëmundje të caktuar mund të përjetojnë gjithsesi një mirëqenie të plotë mendore dhe shoqërore duke e perceptuar vetveten si plotësisht të realizuar në jetë, ndërkohë që individë të tjerë pa shenja të ndonjë sëmundjeje (pra, subjekte me mirëqenie të plotë fizike) nuk gëzojnë mirëqenie mendore dhe/ose shoqërore.
Pra, mangësia themelore e përkufizimit bio-mjekësor është fakti se, ky këndvështrim është shumë i ngushtë duke u fokusuar vetëm në aspektin fizik të shëndetit. Sipas këtij përkufizimi, të gjithë individët që nuk kanë shenja të një sëmundjeje të caktuar gëzojnë shëndet të plotë. Por, ky përfundim mund të jetë fare i pa bazuar për shumë kategori subjektesh në popullatë.
P.sh. individët që luftojnë çdo ditë me mjerimin, të pa punët, të pa strehët, apo personat që vuajnë pa drejtësisht dënimin me burgim, ndoshta që të gjithë këta individë mund të mos kenë evidencë të ndonjë sëmundjeje “fizike”, por tek e fundit, asnjë nga këta subjekte nuk gëzon aspak një jetë të frytshme dhe/ose nuk përjeton asnjë sens mirëqenieje.
Kufizimi i përkufizimit bio-mjekësor qëndron në faktin se, shëndeti konsiderohet si “negativi” i sëmundjes, ndërkohë që shumë autorë argumentojnë se shëndeti është shumë më tepër se kaq.
Pra, koncepti i sëmundjes si “fenomeni i kundërt i shëndetit” është shumë i cunguar. Nga ky këndvështrim, probleme të tilla si, varfëria apo pa drejtësia sociale duhen marrë patjetër në konsideratë sa herë që i referohemi të “kundërtës së shëndetit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këndvështrimi bio-mjekësor mbi shëndetin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Lajme :: Shendeti-
Kërce tek: