Italia ka shfaqur interesim për gazsjellësin TAP, që pritet të sjellë gazin kaspik në Evropë përmes Shqipërisë. Ky interesim ka ardhur nëpërmjet kompanisë shtetërore italiane të energjisë ENEL, e cila ka kërkuar bashkëpunim me palën shqiptare lidhur me gazsjellësin. Italia ka qenë i interesuar në ndërtimin e një gazsjellësi që e përcillte gazin nga Turqia nëpërmjet Greqisë për në Itali. Por ky projekt u hodh poshtë nga aksionerët e fushës gazmbajtëse të Shadenizit në Azerbajxhan. Kështu që mbetën tre alternativa: gazsjellësi trans-adriatik (TAP), projekti Nabuko dhe projekti South Stream. Dy projektet e tjera kalojnë nga Turqia drejt Evropës qëndrore dhe nuk e kanë Italinë si destinacion. Duke dashur të mos mbesë mënjanë në këtë projekt të rëndësishëm, qeveria italiane ka udhëzuar kompaninë ENEL që të blejë së paku 15% të aksioneve të projektit TAP, i cili shihet si favorit për të fituar