My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Magjia e përfitimit të dashurisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 29
Location : Albania

Magjia e përfitimit të dashurisë Empty
MesazhTitulli: Magjia e përfitimit të dashurisë   Magjia e përfitimit të dashurisë I_icon_minitimeTue May 08, 2012 6:00 pm

Qysh në kohët më të hershme, për njeriun qirinjtë kanë qenë simbol i dritës, i sigurisë, i urtësisë dhe i pastërtisë shpirtërore.

Çdo njeri në brendinë e vet disponon me shkëndijën e dritës hyjnore, e cila mund të shndërrohet në gufim zjarri me përmasa të pa përshkruara spiritualë.

▪ Në këtë rast, shpirti i pavdekshëm i njeriut tretet në flakën e qiriut, e cila shndritë në errësirën e botës materiale, së cilës i përkasim si trup fizik dhe mental.

Mu pikërisht nga kjo besëtytni e ka prejardhjen edhe rituali me qirinj, si njëra prej shumë mjeshtërive praktike të magjisë aplikative.

Në ritualin e magjisë me qirinj shumica prej nesh ndeshet qysh në vitet e para të lindjes, kur si praktikë tradicionale, prindërit tanë gjatë kremtimit të ditëlindjes, na shtyjnë të mendojmë një dëshirë dhe pastaj të fryjmë në qirinj të vendosur në ëmbëlsirën festive.

Teknika e magjisë, e përdorur në këtë rast, ka logjikën racionale shumë të thjeshtë: mendimi i qartë i dëshirës, ndjenja e kënaqësisë dhe vizualizimi përmes koncentrimit të fortë dhe, në fund, shuarja figurative e qirinjve, që përcillet me besimin e fortë në formë të shpresës mbi realizueshmërinë e saj.

Për dallim nga disa rituale të tjera të magjisë, magjia me qirinj, nga praktikanti i saj nuk kërkon kurrëfarë besimi dhe përkatësie në ndonjë sekt, vëllazëri apo religjion të caktuar.

Dhe se, duke zbatuar këtë teknikë, gjatë ritualit do të hasim në thirrje të engjëjve që kanë emra ndoshta religjioz, por emërtimi i tyre fare nuk ndikon në suksesin praktik.

Engjëjt, të cilët do t'i përmendim më vonë, ju mund t'i fitoni me çfarëdo emrash, sinonimesh, mund t'i quani ato si zot pagan, t'i pagëzoni me emrat e shenjtërve ose fuqi natyrore.

Asnjë termin që do ta përdorni nuk ndikon në suksesin e teknikës në fjalë, sepse engjëjt, pa marrë parasysh se si i emërtojmë, janë fluide energjetike që na paraqiten varësisht se si ne i paramendojmë.

Ata praktikisht janë ndërmjetësues midis dy botërave të kundërta ekzistenciale (fizike dhe astrale).

Por, një gjë duhet ditur dhe besuar sinqerisht me tërë qenien se nga të gjitha fuqitë natyrore është një mbifuqi absolute universale që koordinon të gjitha ligjshmëritë në natyrë dhe është vetë ligji i veprimit të atyre ligjshmërive.

Këtë fuqi, varësisht nga bindjet tona, mund ta quajmë univers, natyrë, inteligjencë e paskajshme... apo ZOT. Asnjë praktikant, në rrugën e ngritjes së vetë spiritualë, nuk mund të ketë sukses, pa besim të sinqertë në të.

Në vazhdim, është me rëndësi të dimë edhe një konstatim se RITUALI I MAGJISË SË BARDHË NUK ËSHTË KUNDËRVËNIE NË BESIMIN NË ZOT, PËRKUNDRAZI, ËSHTË NJOHJA E THELLË DHE ZBATIMI I LIGJSHMËRIVE FUNKSIONALE SI RRJEDHOJË E KËSAJ FUQIE ABSOLUTE.

Pikërisht, njohja e vërtetësisë për ekzistimin e Zotit si mbifuqi, është çelësi themelor i edukatës spiritual, përmes së cilës hapen rrugët e reja dhe ende të panjohura të ligjshmërive të varura nga vetë mbikrijuesi i tre.

Zbatimi praktik i ritualit me qirinj

Para se të fillojmë ritualin e magjisë me qirinj, duhet zgjedhur një dhomë të qetë dhe gjysmë të errësuar. Vetë praktikanti duhet të jetë i pastër, si nga trupi ashtu edhe nga veshja e jashtme.

Disa shkolla praktikojnë veshje ceremoniale specifike me ngjyra dhe të dekoruara me simbole magjike, por kjo nuk do të thotë patjetër.

Sforcimi dhe pasurimi i ritualit konkret bëhet vetë për shkak të parapërgatitjes së atmosferës rituale dhe përqendrimin e fiksuar dedikues të koncentrimit. Ju mund të keni çfarëdo veshje që zgjedhin, me kusht që ajo të jetë komode dhe e pranueshme për ju.

ÇFARË QIRINJ DUHET PËRDORUR NË KËTË RITUAL?

Për ritualin e magjisë me qirinj, mund të përdoren çfarëdo qirinjsh, me çfarëdo madhësie. I vetmi kusht është që të jenë "virgjrin", që d.m.th. të mos jenë të përdorur më parë dhe pas ritualit të mos jenë të dedikuar për qëllime të tjera. Pra, përdorimi i tyre duhet të jetë vetëm për këtë ritual.

Kusht tjetër është se për disa qëllime, që do t'i shohim më poshtë, kërkohen qirinj me ngjyra të caktuara.

Para ndezjes rituale të qirinjve, merret një enë e vogël me vaj (mundësisht vaj ulliri) dhe në të treten disa pika parfumi me erë të këndshme kundërmuese.

Pasi të bëhet përzierja e vajit me parfum, lyhet shuplaka e dorës dhe me të fërkohet qiriu, në rend të parë, fillohet nga gjysma e poshtme e qiriut, pastaj vazhdohet me gjysmën tjetër, kah kandili ndezës. Kështu veprohet me të gjithë qirinjtë që do të nevojiten.

Gjatë lyerjes dhe fërkimit të qirinjve duhet të jemi të qetë dhe të koncentruar në dëshirën që duhet të realizohet.

Njëra prej kushteve më themelore për suksesin e ceremonialit magjik me qirinj është zgjedhja adekuate e ngjyrave të qirinjve.

Ngjyra, vetvetiu, është tregues i fortë simbolik. Edhe në përditshmërinë tonë hasim në simbolikën spontane të tyre.

Shpeshherë thuhet se është bërë "morr" (i kaltër) nga dhembjet, e mundojnë "mendimet e zeza", është "zverdhur" nga sëmundja etj.

Pra, ngjyrat qartë na asociojnë në gjendjen emocionale në të cilën gjendet njeriu.

Realisht, çdo ngjyrë vetvetiu është vibracion i dritës. E kuqja dhe e kaltra, p.sh., vibrojnë më ngadalë se e bardha dhe e verdha.

Nisur nga ky konstatim, ato nga sistemi ynë nervor regjistrohen si ngjyra të mbylltë dhe të çiltra dhe secila prej tyre tek vrojtuesi shkakton reaksione të ndryshme.

Duke pasur parasysh efektet që shkaktojnë ngjyrat në ritualin magjik me qirinj, përdoren ngjyrat e caktuara të qirinjve, varësisht nga vetë dedikimi qëllimor i ritualit

DOMETHËNIA E INTERPRETIMIT TË NGJYRAVE

1. Ngjyra e BARDHË - prezanton virgjinitetin, pafajësinë, spiritualitetin dhe njohjen esenciale të jetës;

2. Ngjyra e KUQE - prezanton shëndetin, forcën, energjinë dhe sigurinë seksuale;

3. Ngjyra e PORTOKALLITË - prezanton dashurinë dhe tendencat kah romantizmi;

4. Ngjyra e VERDHË - prezanton intelektin, aftësinë imagjinatave, forcën e të menduarit;

5. Ngjyra e GJELBËR - prezanton pasurinë dhe frytshmërinë në jetën, fatin;

6. Ngjyra e KALTËR - prezanton të vërtetën, urtësinë, aftësinë magjike dhe shëndetin;

7. Ngjyra PEMBE - suksesin financiar, forcën, idealizmin, vetërealizimin dhe vetëngritjen;

8. Ngjyra e ARTË - është ngjyrë universale. Ajo prezanton dhe tërheq shumë ndikime;

9. Ngjyra e ARGJENDTË - largon ndikimet negative, hap dyert e planit astral.

RITUALI MAGJIK ME QIRINJ PËR PËRFITIMIN E DASHURISË

Ta zënë se Agroni është i dashuruar në Shpresën, e cila përkundër dashurisë së madhe nga Agroni, nuk tregon kurrfarë interesimi për të. Për ta tërhequr dashurinë e Shpresës, Agroni i përvishet magjisë me qirinj.

Për këtë qëllim duhet përgatitur tre qirinj me ngjyra të ndryshme: një i verdhë, që i dedikohet vetes, e dyta me ngjyrë të kaltër, që i dedikohet Shpresës dhe, së fundi, një qiri me ngjyrë portokalli, i cili simbolizon dashurinë.

Në dhomën e qetë, që e përshkruam më sipër, qirinjtë vendosen në një tavolinë në formë të trekëndëshit kënddrejtë në largësi ndërmjet qirinjve prej 60 cm (kuptohet, qirinjtë në këtë ritual, më parë janë të fërkuar me vaj kundërmues sipas ceremonialit të përshkruar).

Dy qirinj, që përfaqësojnë dashnorët potencialë ndizen dhe Agroni flet me zë të qetë: "sikur këta dy qirinj që digjen ashtu edhe zemra e Shpresës dhe e imja digjen për njëri-tjetrin. Ne jemi të bashkuar në dashurinë e pafund, e cila na lidhë me një sinqeritet të fortë reciprok deri në vdekje".

Pasi kryhet kjo lutje, Agroni në filmin e vet psikik vizualizoni tejet qartë dashurinë e vet me Shpresën. Shikon buzëqeshjet e saj, përqafimet dhe puthjet, si dhe jetën e përbashkët në lumturi dhe dashuri të sinqertë.

Vizualizimi i këtij filmi psikik duhet të jetë i koncentruar dhe sa më i qartë, duke e përmbushur atë me ndjenjën e emocionit të kënaqësisë dhe të lumturisë.

Pas procesit të vizualizimit, Agroni fton me gjysëmzëri në vete engjëllin ANEALA: "O ANEALA, ENGJËLLI I VENERËS, MBUSHJA SHPRESËS ZEMRËN ME DASHURI TË FLAKTË NDAJ MEJE DHE LE TË MË VËREJ AJO SIÇ JAM I SINQERTË NË TË VËRTETË. NËSE AJO ME TË VËRTETË MENDON PËR MUA, LE TË MË AFROHET PËR T'U BASHKUAR NË DASHURINË E PASTË DHE TË PËRHERSHME".


Pas kësaj lutjeje ndizet qiriu ngjyrë portokalli dhe në një letër të pastër shënohet "DIAGRAMI QËLLIMOR", që simbolizon figaritivisht dëshirën e Agronit. Në këtë rast kjo është: dy zemra me emrat e të dashuruarve. Kjo letër ndizet në qiriun me ngjyrë portokalli dhe lihet derisa të digjet në tërësi.

Pasi të digjet letra me "diagramin qëllimor", qiriu me ngjyrë të verdhë dhe qiriu me ngjyrë të kaltër lihen pranë njëri-tjetrit dhe kështu të tre qirinjtë lihen të digjen deri në fund.

Është me rëndësi të dihet se ky ritual kryhet në ditën e caktuar. Kjo ditë është e premte, kur Hëna është e re dhe kur fillon të rritet (gjithnjë natën)...
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Magjia e përfitimit të dashurisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: My Techno Zone :: Fenomene Paranormale-
Kërce tek: