NASA ka falsifikuar uljen ne Hene
Arthur C. Clarke ka shkruar skenarin, te pakten ne nje version te tregimit. Skeptiket e Hapesires vene ne dukje mangesi ne arkivin e Apollo (si transkripte qe mungonje dhe plan-projekte) apo difekte ne fotografi (si litare te cuditshem dhe hije qesharake). Nje e treta e te anketuarve ne sondazhin e vitit 1960 mendonin se dicka nuk shkonte reth ‘hapit gjigand te njerezimit’. Sot 94 perqind pranojne versionin zyrtar.
Qeveria Amerikane ishte pas 9/11
Ose hebrenjte. Ose hebrenjte ne qeverine amerikane. Dokumentari Loose Change pretendon se ka gjetur gabime te medha ne historine zyrtare – si mungesa e mbeturinave te avionit ne vendin e perplasjes ne Pentagon dhe se karburanti Jet, nuk mund ta shkrinte nje avion te tere te modelit 757.
Princesha Diana u vra
Teorite u perhapen menjehere qe ne momentin e aksidentit te Princeshes me makine ne 1997 dhe nuk kane ndaluar akoma dhe sot. Teorite kryesore: Ajo falsifikoi vdekjen e saj per te shpetuar nga syri i medias ose ate e ‘hoqen qafe’ agjentet sekret (nepermjet M16) per tu mos u martuar me te dashurin e saj mysliman. Teorite me te fundit mund ti gjeni ne webfaqen e babait te te dashurit te Princeshes Diana, alfayed.com
Cifutet drejtojne Hollywood dhe Wall Street
Nje doreshkrim i falsifikuar rus i shekullit te 19-te, ”The Protocols of the Elders of Zion” apo Procesverbalet e Pleqesise te Sionit, pretendon te ekspozoje nje komplot te hebrenjve per te sunduar median dhe financat e ne kete menyre edhe gjithe boten. Disa studime e kane provuar tekstin si ne mashtrim megjithese ai ende gjendet ne shume gjuhe i perkthyer ne mbare boten.
AIDS eshte nje semundje e shpikur nga njeriu
Nje numer shkencetaresh kane argumentuar se HIV eshte nje virus i krijuar ne laborator, per arsye mbi kerkimet ne lidhje me bombat biologjike ose nje komplot genocid per te zhdukur homoseksualet dhe minoritetet. Kush e krijoi virusin? Shkencetaret e Ushtrise Amerikane, shkencetaret Rus ose CIA. Teorite e zakonshme tregojne se virusi kaloi nga nje specie majmuni afrikan te njeriu.
Njerezit hardhuce drejtojen boten
Nese nje trillim fantastiko-shkencor dhe fetar nuk eshte edhe aq ekzotik, ndjekesit e ish reporterit te BBC, David Icke, besojne se disa njerez te fuqishem si George Bush dhe Gjaku Blu i Britanise, ne fakt i perkasin nje race aliene hardhucash qe ndryshojne forme. Icke pretendon se Princesha Diana e ka konfirmuar kete gje te nje nga miqte e saj te afert. Teori te tjera reth njerezve-zvaranike frymezohen nga qyteterimet e lashta antike.
Iluminati drejton boten
Teoria e konspiracionit thekson se drejtues korporatash, politikanet me te medhenj te botes dhe shkencetare te famshem jane te gjithe pjese e nje organizate te vjeter: Illuminati, Rosicrucians, Freemasons etj. Variacione te tjera implikonje Komisionin Trilateral, New World Order dhe Skull and Bones.