My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nje premtim dashurie, dhurata ime per Shen Valentin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 28
Location : Albania

Nje premtim dashurie, dhurata ime per Shen Valentin Empty
MesazhTitulli: Nje premtim dashurie, dhurata ime per Shen Valentin   Nje premtim dashurie, dhurata ime per Shen Valentin I_icon_minitimeTue May 08, 2012 5:22 pm

I dashur! Prej ditësh mendohem për të gjetur dhuratën më të përshtatshme për ty, dhuratën që do të të jepja sot, më 14 shkurt. Asgjë më shumë, sesa dashuria që kam për ty nuk më dukej një dhuratë e përshtatshme, kështu që vendosa! Dhurata për ty do të jetë dashuria ime dhe kjo letër, e cila do të jetë dokument për ndjenjat që kam ndaj teje.
Kam zgjedhur ta botoj në Game Over, pasi e di që ti e lexon çdo javë dhe historitë janë të preferuarat e tua. Këtë javë mes faqeve të kësaj gazete do të lexosh edhe dedikimin tim për ty. E di, do bëj të pamundurën që të jem me ty në momentet kur do të lexosh gazetën, pasi dua të shoh emocionet që mund të më shkaktojë deklarimi im publik i dashurisë. Të kujtohet dita kur më ke thënë për herë të parë “të dua”?
Ishe i emocionuar dhe gati po të shpërthenin lotët. Nuk kisha parë asnjë mashkull të qante deri në ato momente, të paktën jo të qante për dashurinë. Me të njëjtat emocione dhe përlotje po shpreh edhe unë ndjenjat e mia për ty. Të dua! Ndoshta gabohem, ndoshta ti nuk më do, apo nuk do t’ia dish për mua, por ja që unë jam dashuruar me ty”, më the në atë kohë. Unë ja ku po të them sot që TË DUA! Këtë e kam thënë edhe atë ditë, por ndoshta nuk kisha guximin ta bërtisja me zë të lartë. Unë nuk gabohem, jam e sigurt që nuk gaboj dhe këtë dyshim nuk e kam pasur as atë ditë kur shkëmbyem puthjen e parë. Unë nuk dyshoj, e di që ti më do njëlloj si atë ditë që më shprehe gjithë pasiguri dashurinë tënde. Nuk kam dyshuar kurrë tek ndjenjat që ke për mua. Nëse më tregon me fjalë urrejtje, unë e di, sytë e tu nuk e fshehin dot dashurinë e pafundme. Zemër të dua! Të dua në çdo moment të ditës, në çdo ëndërr që shoh me sy mbyllur dhe sy hapur. Të dua për këtë botë, për këtë jetë, por edhe për të gjitha jetët që do të vijnë më pas. Nuk të dua vetëm sot për Shën Valentin, të dua të gjitha ditët dhe do të të dua nesër më shumë se sot, më shumë se dje. Zemër të kujtohet kur të kam quajtur për herë të parë kështu? E kam bërë me zë të ulët dhe të dridhur, por jo sepse dyshoja, vetëm sepse isha aq e emocionuar saqë edhe mund të qaja. Në atë kohë nuk doja të dukesha si budallaqe përpara teje, por sot jam shumë e lumtur për të gjitha herët që jam sjellë si budallaqe e ndjeshme, e emocionuar dhe e frikësuar me ty. Të kujtohet premtimi që kemi bërë? Më ke thënë se do ta festojmë Shën Valentinin edhe kur të bëhemi 80 vjeç dhe atëherë dhurata që do të më bësh do të jetë qindra herë më e bukur se kjo që do të më japësh sot. Unë këtë e di, jam e sigurt, pasi për mua dhurata më e bukur është koha, koha që do të kalojmë bashkë 60 vjetët e ardhshëm. Epo deri atëherë kemi shumë gjëra për të bërë, do të martohemi, duhet të bëjmë fëmijët tanë dhe të rrisim nipërit.
Por kam edhe një kusht, që asnjëherë nuk do të harrosh dashurinë që ke për mua edhe sikur furtunat të pushtojnë jetën tonë, edhe sikur stuhitë të lëkundin shtëpinë tonë. Dua të më duash në çdo moment dhe të më dhurosh me të njëjtën dashuri si sot puthjet dhe përqafimet. Më premton? Kështu do të jetë? Epo, atëherë pranoj, do të martohem me ty dhe do të kaloj çdo ditë të jetës sime me ty. Do të jetoj me dashurinë dhe për dashurinë .Të dua!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Nje premtim dashurie, dhurata ime per Shen Valentin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fraza Dashurie

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Argetimi :: Argetimi-
Kërce tek: