My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fantazma e zonjes Bell pushon e qete pasi piktura kthehet ne vendin e vet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 28
Location : Albania

Fantazma e zonjes Bell pushon e qete pasi piktura kthehet ne vendin e vet Empty
MesazhTitulli: Fantazma e zonjes Bell pushon e qete pasi piktura kthehet ne vendin e vet   Fantazma e zonjes Bell pushon e qete pasi piktura kthehet ne vendin e vet I_icon_minitimeTue May 08, 2012 3:30 pm

Fantazma e zonjes Bell pushon e qete pasi piktura kthehet ne vendin e vet Mrs20b10
Ajo ishte nje fantazem shume e kulturuar.

Figura e zbehte me pamje nga koha Edwardian-e e vizitonte shume shpesh rezidencen e Alan Smith, gjithmone e shoqeruar nga muzika e Chopin. Keshtu kane deklaruar te gjithe ata persona te habitur qe ne nje rast apo ne nje rast tjeter kane qene deshmitare te shfaqjes se fantazmes se saj.

Interesi i kesaj fantazme ne kete shtepi ishte nje mister, pasi asnje histori e shtepise nuk lidhej me te. Misteri vazhdoi deri sa ne nje vend ne shtepi u gjet nje pikture te cilen pronari nuk e kishte vene re me pare dhe qe duhej te portretizonte fantazmen te ulur ne nje piano.

Kur portreti u kthye ne dhomen e piktures se Heale House, fantazma nuk u shfaq me. Zoti Smith u terhoq aq shume nga shfaqjet e fantazmes dhe nga piktura sa vendosi qe te hetonte historine e kesaj pikture dhe te kuptonte me shume.

Ai pasi beri disa kerkime zbuloi historine e trishte te mysafires se paftuar.

Fantazma e gruas qe e vizitonte ne shtepine e tij ishte Zonja Bell, nje prej banoreve te meparshme te rezidences me 15 dhoma. Zonja Bell kishte falimentuar dhe ishte e detyruar qe te shiste te gjitha gjerat e saj, duke perfshire ketu edhe portretin e saj shume te dashur, shume pak para vdekjes se saj ne fillimin e viteve 1900.

Zoti Smith tha: "Fantazma e saj ecte neper koridore dhe neper dhoma, zakonisht rreth ores nje te nates." Ai vazhdoi: "Ajo zakonisht ishte e mbuluar nga nje si mjegull ngjyre blu dhe vinte verdalle, kembet e saj nuk dukeshin." "Ndonjehere edhe frikesohesha pasi ajo vinte ne mes te nates ne fundin e krevatit tim."

"Mendova qe duhet te kishte nje shpjegim shkencor per kete, por njerez te tjere qe vizitonin shtepine ishin te tmerruar nga keto shfaqje te fantazmes." "Tani mendojme se ajo ka rene ne qetesi pasi i eshte rikthyer piktuara e saj."

Familja Smith e ka pare shfaqjen e fantazmes shume shpesh neper shtepine e tyre prane Bideford, Devon, perpara se prane Zotit Smith te afrohej nje shites i zones dhe ta pyeste: "A jeni ju mjeshtri i Heales?"

Pas shume kerkimeve dhe pas zbulimeve te tij Smith mendonte qe piktura duhet te kthehej ne shtepine e saj. Piktura ishte bere nga Cyril Roberts, nje piktor me bazen ne Paris.

"Nga ato cfare ne dime per Zonjen Bell ajo ishte nje grua shume e kulturuar." - tha zoti Smith. "Duhet te kete qene shume e veshtire per te qe te shihte qe te gjitha gjerat e saj te shiteshin. E sidomos nje gje me vlere emocionale per te sic ishte ajo pikture."

Ai konfiromi qe mbasi piktura u vu ne vendin e vet, fantazma e zonjes Bell nuk u shfaq me neper shtepi. Ndoshta tani eshte e qete dhe mund te largohet.

"Ne madje u munduam edhe te perdornim nje Ouija Board (perdoret per te therritur shpirtrat e te vdekurve) per ta rikthyer, por duket se ajo eshte larguar pergjithmone." "Duket sikur ajo nuk ka me asnje arsye qe te qendroje ketu, pasi tani eshte e qete." - tha ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Fantazma e zonjes Bell pushon e qete pasi piktura kthehet ne vendin e vet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shpella e Shtriges se Bell
» Fantazma e Jim Morrison vertitet ne banjen e nje restoranti
» Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: My Techno Zone :: Fenomene Paranormale-
Kërce tek: