My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 A ekzistojnë UFO-te !?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 28
Location : Albania

A ekzistojnë UFO-te !? Empty
MesazhTitulli: A ekzistojnë UFO-te !?   A ekzistojnë UFO-te !? I_icon_minitimeTue May 08, 2012 3:21 pm

UFO (sqt. OFP) është akronim për Unidentified Flying Object, që në shqip do te thotë objekt fluturues i paidentifikuar (OFP). Termi UFO përfshin çdo objekt fluturues te cilin shkencëtaret nuk kane arritur të identifikojnë.

Ne shume raste është bere fjale vetëm për dukuri siç janë: rënia e yjeve, kometat, ose dukuri te tjera natyrore, sinjalet e te cilave janë kapur keq nga satelitet për tu quajtur me pas UFO.

Me UFO përfshijmë çdo objekt ose krijese te çuditshme fluturuese por qe siç e shpjeguam me sipër termi përfshin pamundësinë për ti identifikuar dhe jo për ti përjashtuar nga fakti qe mund te jene dhe diçka tokësore.

Fjalët UFO dhe jashtëtokësorë nuk janë i njëjti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit te tyre quhet ufologji dhe cilësohet si pseudoshkence.

Shume fotografi ose vëzhgime, te cilësuara si UFO, janë marre nga njerëz te ndryshëm por edhe nga satelitet ushtarake.

Materialet janë video, fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime te mundshme. Nuk ka ndeshur rralle qe ne mes tyre te këtë pasur edhe falso.

Ne dhjetor te 2005, një video e çuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua ne internet nga burime anonime (te panjohura), dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Për shume njerëz këto filmime ishin prova e pamohueshme e ekzistencës se UFO-ve.

Historia

Ufoligjia moderne lindi më 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, nje pasanik amerikan, pohoi se kishte pare nga avioni i tij privat, 9 objekte te paidentifikuara, te ngjashme me disqet fluturuese,qe fluturonin ne afërsi te malit Rainer, ne shtetin e Uashingtonit.

Kjo dëshmi përqendroi vëmendjen e opinionit publik botëror mbi dukurinë UFO, duke i dhënë jete studimit e me pas pseudoshkencës se njohur si ufologji.

Qe nga fillimi i Luftës se Dyte Botërore, ka pasur shume dëshmi nga pilote te cilët pohojnë se gjate fluturimeve kane hasur ne prani te çuditshme ose janë shoqëruar ne fluturim nga objekte te panjohur te shndritshëm.

Këto u quajtën “Foo fighters” nga vete pilotet, te cilët thonin se këto objekte manovronin aq shpejt dhe me një shpejtësi aq te madhe saqë vinin seriozisht ne diskutim ligjet e fizikes ne ate kohe.

Sipas disa ufologeve italiane, rasti i pare i dokumentuar daton 11 Prill 1933 ne Milano. Menjëherë Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33.

Disa dokument te asaj epoke, aktualisht nen pronësinë e Qendrës Ufologjike Kombëtare, faktojnë se një UFO është përplasur ne afërsi te Milanos.

Më 7 Janar 1948, rreth orës 14.00 ne Madisonville (Teksas) shume njerëz panë një objekt te çuditshëm me drita te kuqe qe qëndronte pezull ne ajër.

Ky objekt u ndoq nga një skuadrilje avionësh te cilët nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit ne lartësi te madhe. Piloti qe u shkoi me afër ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me radio dha përmasat e objektit.

Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktime për mungese oksigjeni. I njëjti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte një ballon metereologjik i marines Sky Hook.

Një vend shume i famshëm ne këtë fushe është e “Area 51”(Zona51) nje territor ushtarak mbi te cilin është i ndaluar fluturimi. Pikërisht ne laboratorët e zonës ne fjale thuhet se ka dokumente me tepër vlera mbi ekzistencën e UFO-ve.

Ka dhe nga ata njerëz te cilët kane arritur deri aty sa te thonë se kjo baze ka studiuar vazhdimisht trupa qiellore dhe se është i vetmi vend ku gjendet kufoma e një jashtëtokësori.

Për shume skeptike UFO-t nuk ekzistojnë dhe çdo dukuri e mbiquajtur e jashtëzakonshme nuk është gjë tjetër vetëm eksperimenti i rradhes i shërbimeve ushtarake amerikane, si për shembull avionët Stealth te cilët karakterizohen nga forma te pazakonta.

Qeveria amerikane ka pasur gjithnjë një prirje për te mos dhënë informacione mbi ketë dukuri duke arritur deri aty sa te mos e përfshije zonën 51 dhe shume territore te ngjashme nëpër hartat gjeografike.

Kohet e fundit studiues te këtij fenomeni kane krijuar një emër te ri qe është UAP (Unidentified Aereal Phenomena) ne shqip dukuri ajrore e paidentifikuar.

Ky përkufizim i ri ka ardhur si pasoje e BOL (Ball of light, ne shqip sfere drite qe shpesh here kane ngatërruar studiuesit ndërkohe qe behej fjale për dukuri krejtësisht te shpjegueshme.

Rrëmbime

Sipas një versioni te ndryshuar te klasifikimit te bere nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrëmbimeve përkufizohen dhe si takime ne afërsi te tipit te IV.

Ky klasifikim është bere pasi ka pasur shume raste kur njerëzit kane deklaruar se janë rrëmbyer nga krijesa te çuditshme për qëllime studimi apo analizash.

Këto dëshmi janë konsideruar si te rreme pasiqë asnjëherë nuk janë shoqëruar me prova konkrete, megjithëse disa nga te rrëmbyerit janë paraqitur me vraga te cilat nuk i kishin pasur kurrë me parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
A ekzistojnë UFO-te !?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: My Techno Zone :: Fenomene Paranormale-
Kërce tek: