My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Misteri UFO , shikimet me te fundit ne Siberi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 28
Location : Albania

Misteri UFO , shikimet me te fundit ne Siberi Empty
MesazhTitulli: Misteri UFO , shikimet me te fundit ne Siberi   Misteri UFO , shikimet me te fundit ne Siberi I_icon_minitimeTue May 08, 2012 9:25 pm


Misteri UFO , shikimet me te fundit ne Siberi Map-sh10

Ceshtjet ne lidhje me UFO-t jane tashme pjese e rendit te dites.

Historia me e fundt ne lidhje me UFO-t vjen nga Rusia. Mesa duket nje objekt i shndritshem i paidentifikuar qe fluturonte ne qiell, thuhet se eshte perplasur ne Siberi, duke shkaktuar keshtu nje shperthim te fuqishem.

Nderkohe kerkimet qe po behen per te zbuluar ate gje misterioze jane te mbytura ehde nga spekulimet qe po behen mbi cfare mund te jete ai objekt i paidentifikuar.

Deshmitaret kane pershkruar te kene pare nje shkelqim te shndritshem qe ka mbuluar qiellin dhe me pas nje objekt te shkelqyeshem qe ka rene me nje zhurme te cuditshme dhe e pas eshte zhdukur ne nje distance te papercaktuar.

Supozohet sipas te dhenave qe objekti i paidentifikuar ka rene ne pyllin taiga ne rajonin e Irkutsk, 15 kilometra nga fshati me i afert qe gjendet aty, fshati Vitim, ne mbremjen e se premtes se dates 4 maj 2012.

Drejtuesi i administrimit rajonal ka thene qe nje grup kerkuesit jane derguar per te inspektuar siperfaqen ku ka ndodhur ngjarja dhe per te pyetur edhe deshmitaret.

"Ne do te jemi te afte qe te themi se cfare eshte objekti, vetem kur te mund ta shohim ate me syte tane dhe vendin ku objekti ka rene." - shpjegoi drejtuesi i rajonit Aleksandr Sergey.

"Hetuesit se bashku me gjuetaret kane shkuar aty me makina bore dhe shume shpejt mund te kemi te dhena te sakta prej tyre."


Ka dy shkaqe te mundshme te incidentit qe do te ekzaminohen.

Objekti mund te jete edhe pjese e nje meteori te madh apo nje pjese e shkeputur sateliti.

Megjithate, spekulimet qe mund te ishte nje pjese e nje rakete te deshtuar koriere e leshuar se fundmi nga Korea e Veriut jane hedhur tashme poshte.

Gjithashtu eshte e sigurt qe objekti nuk eshte pjese e asnje avioni apo objekti tjeter fluturues pasi nuk ka patur asnje fluturim ne ate siperfaqe.

Drejtori i Observatorit Astronomik ne Universitetin Irkutsk megjithate shpjegoi qe ne fakt kerkuesit nuk do te mund te gjenin ansje gjurme nese objekti do te kishte qene nje meteor, qe ne fakt ishte nje prej hipotezave.

"Zakonisht objekte te tilla dizintegrohen totalisht." - tha ai.

"Ato digjen ne atmosfere dhe ndahen ne fragmente shume te vogla gjate renies." - shpjegoi.


Ne fakt, ky nuk eshte incidenti i pare i ketij lloji ne kete zone.

Rasti me i njohur, eshte kur nje objekt i paidentifikuar ra ne kete zone ne vitin 2002 duke shkaktuar nje shperthim te fuqishem.

I dalluar nga nje satelit mbrojtje nga predhat i ustrise se Shteteve te Bashkuara, ky event rikujtoi shperthimin masiv Tunguska te vitit 1908 te shkaktuar atehere nga nje meteor i madh qe kishte rene.

Nje rast tjeter ka ndodhur shume pa kohe me pare. Ne mars te ketij viti nje cilindr misterioz ra ne nje pjese tjeter te Siberise, duke shkaktuar spekulime te shumta mbi prejardhjen e tij dhe faktin nese ishte UFO apo dicka tjeter.

Nderkohe qe mediat supozuar qe ishte pjese e ndonje sateliti apo fragment i ndonje predhe balistike, Russian Federal Space Agency mohoi te ishte pergjegjese per objektin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Misteri UFO , shikimet me te fundit ne Siberi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Misteri i familjes ngjyrë blu
» "Porta Hyrese", Super Misteri qe vjen nga... Dielli.
» Misteri i shpellave Huashan mbajne sekret historinë e tyre
» Ç’farë është vorbulla (vorteksi) Oregon, misteri, fakti dhe historia e tij

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Lajme :: Kuriozitete-
Kërce tek: