My Techno Zone
 
PortaliForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mos merrni fryme me goje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 23
Location : Albania

MesazhTitulli: Mos merrni fryme me goje   Tue May 08, 2012 5:44 pm



Ndoshta era e pakëndshme e gojës suaj nuk vjen nga dhëmbët, por nga frymëmarrja me anë të gojës. Nëse merrni frymë me gojë dhe jo me hundë, atëherë i hapni rrugë shumë problemeve të dhëmbëve dhe gojës. Individët e shëndetshëm marrin frymë me hundë por në rast të një pengesë në këtë lloj frymëmarrjeje atëherë frymëmarrja mund të bëhet me anë të gojës. Por në të vërtetë kjo frymëmarrje është fillimi i një sërë problemesh të tjera.
Ja disa nga shkaqet e frymëmarrjes me gojë:
1. Rritja e bajameve dhe mishit në hundë 46%
2. Bllokimi i hundëve nga alergjitë 17%
3. Përkulja e kockave brenda hundës majtas ose djathtas 14%
4. Mbështjellja e vrimave të hundës me mukozë
5. Nëse vrimat e hundës janë më të vogla se normalisht
6. Apnea e gjumit (ndërprerja e frymëmarrjes dhe zgjimi i trembur nga gjumi)
Ndërkohë që gjuha zakonisht qëndron në kupolën e qiellzës në rast të bllokimit, ajo ulet poshtë dhëmballëve. Nëse kjo vazhdon gjatë shfaqen vonesa në zhvillimin e qiellzës dhe nuk mund të arrijë gjerësinë e duhur.
Ja disa nga veçoritë e personave të cilët kanë praktikuar frymëmarrjen me gojë në një pjesë të jetës së tyre ose akoma vazhdojnë ta praktikojnë për shkak të problemeve të ndryshme:
1. Kanë fytyrë të gjatë
2. Gojë të hapur edhe kur janë të qetë
3. Buzë që nuk mbyllen ose mbyllen me vështirësi
4. Ndryshim në shqiptimin e disa shkronjave
5. Shfaqje e shumtë e mishrave të dhëmbëve kur qeshin
6. Tkurrja e muskujve rreth gojës kur gëlltiten
7. Nxirje e hallkave rreth syrit
Ja disa nga problemet që shkaktohen nga frymëmarrja me gojë:
1.Ngushtim i njëanshëm ose çift i nofullës së sipërme
2. Shkarja poshtë e dhëmballëve
3. Mos mbyllja e dhëmbëve përpara
4. Shtyrje e dhëmbëve të sipërm
5. Përparimi i nofullës poshtë (kjo ka lidhje veçanërisht me bajamet dhe mishin në hundë)
6. Higjiena e prishur e gojës dhe probleme të mishrave të dhëmbëve
60% e zhvillimit të fytyrës tek njerëzit plotësohet deri në moshën 4-vjeçare. Diagnostikimi i hershëm i këtij problemi do të ndikojë në parandalimin e problemeve të mësipërme dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së personit. Mosha 4 vjeç është mosha e sugjeruar nga specialistët në heqjen e bajameve apo mishit në hundë në rast të personave që kanë probleme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://itsmy.techno-zone.net
 
Mos merrni fryme me goje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Lajme :: Shendeti-
Kërce tek: