My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Jam e martuar, por dashuroj dike tjeter

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 28
Location : Albania

Jam e martuar, por dashuroj dike tjeter Empty
MesazhTitulli: Jam e martuar, por dashuroj dike tjeter   Jam e martuar, por dashuroj dike tjeter I_icon_minitimeTue May 08, 2012 5:23 pm

Kam lexuar gjithmonë në gazeta eksperiencat e vajzave të tjera, të cilat kanë përjetuar histori të ndryshme dashurie, zhgënjime, tradhti dhe ndonjëherë edhe dhunë seksuale. Edhe unë kam eksperiencën time, e cila të them të drejtën është paksa e komplikuar. Ndoshta është faji im, ndoshta është vetëm çështje fati, këtë nuk arrij ta kuptoj, por jam që jam përpara një zgjedhjeje të vështirë. Tre vjet më parë jam martuar me një djalë, i cili është i mrekullueshëm. Jam shumë e lumtur me të, kujdeset për mua, sillet mirë me mua dhe është shumë simpatik, për mos të thënë i bukur. Jam e lumtur që arrita të fitoj dashurinë e tij dhe ta kem përkrah. Jam njohur me të në një periudhë të vështirë të jetës sime dhe ai ka qenë anija ime e shpëtimit, siguria ime. Çështja qëndron se ndonjëherë Zoti të jep sy të tjerë për të parë. Edhe me mua kështu ka ndodhur. Njeriu harrokërka lehtë dhe e fut veten në labirinte, nga të cilët nuk di si të dalë. Për hir të së vërtetës pasioni mungonte mes nesh edhe pse për mua nuk ka qenë ndonjëherë kaq shumë i rëndësishëm. Mendoja se mjaftonin të gjitha cilësitë që ai kishte dhe siguria që më ofronte për të mbajtur jo vetëm raportin të gjallë, por edhe martesën. Por ja që nuk mjaftojnë! Disa muaj më parë nisa të shoqërohesha me disa miq të rinj, të cilët i njeh edhe bashkëshorti im. Në fillim pati një tërheqje të fortë me njërin nga djemtë, me të cilët shoqërohesha, por gjithçka ishte në nivelet fillestare. Unë nuk mund t’ia lejoja vetes që të bëja një gabim të tillë. Megjithatë kot shtirem si e fortë, jam më e dobët nga sa mund të mendoj. Mes meje dhe atij djali gjithçka shpërtheu më pas. Ai u nda nga e dashura e tij, sepse sipas tij, mendonte vazhdimisht për një femër tjetër, me të cilën nuk mund të kishte asgjë për shkak të rrethanave. Ai thoshte se nuk arrinte ta hiqte nga mendja dhe për të qenë i ndershëm me të dashurën e tij dhe të ishte i qetë me veten vendosi të ndahej nga ajo. Pas pak kohe tregoi se femra për të cilën ai fliste isha unë. Ai i tregoi për këtë pothuajse të gjithëve, i tregoi dhe bashkëshortit tim, i cili mes shumë cilësive që ka nuk është as xheloz dhe as posesiv. Bashkëshorti im nuk e vrau mendjen për këtë që ai i kishte thënë dhe mendoj se për shkak të besimit që ka tek unë nuk ndikoi aspak ajo që po ndodhte. Kaluan pak kohë, sikur mos të mjaftonin të gjitha bashkëshorti im u miqësua me atë djalë dhe kishin shoqëri. Edhe unë duhet të them se më pëlqente dhe kisha shoqëri me të. Takoheshim shpesh, derisa erdhi një moment që unë kisha disa angazhime të tjera dhe nuk e takova për shumë kohë. Por këtu nisi edhe drama. I ndjeja mungesën, më mungonin të qeshurat e tij, fjalët, zëri, të qenit totalisht jashtë kornizave. Nisëm të flisnim me mesazhe gjatë kësaj kohe dhe takohemi pas disa kohësh me përqafime të përzemërta, sikur kishim vite që nuk shiheshim. Nga ai moment marrëdhënia jonë u bë më e ngushtë dhe dëshira për tu njohur më mirë ishte shumë e madhe. Takoheshim gjithmonë edhe më shpesh dhe në bisedat tona flisnim për fëmijërinë, eksperiencat gjatë viteve, për personalitetin dhe karakterin e gjithsecilit. Ai ndihej në faj, por dëshira për të qëndruar bashkë ishte shumë e fortë, më e fortë se të gjitha. Nuk kemi kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale dhe nuk do të guxoja t’ia bëja kurrë këtë bashkëshortit tim, sepse e dua shumë atë. Gjithsesi e di mirë që përsëri jam fajtore dhe se mund ta quaj edhe tradhti këtë që po i bëj, sepse një pjesë e zemrës sime është diku tjetër. Edhe pse jam përpjekur disa herë nuk arrij ta ndryshoj këtë gjë, por gjithsesi nuk do ta tradhtoj kurrë bashkëshortin tim fizikisht, sepse ai nuk e meriton këtë. Shpresoj që të jem e fortë edhe pse dobësia më pushton herë pas here, kur ndjej krahët e tij të më përqafojnë. Nganjëherë dua t’i harroj të gjitha dhe të plotësoj atë dëshirë që më mundon prej kohësh, por nuk mundem, mendoj për më pas. Mendoj se sa e rëndë do të ishte kjo thikë pas shpine për bashkëshortin tim, por edhe çfarë mund të ndodhë me mua pas kësaj. Nuk jam e sigurt nëse do arrij që ta përballoj emocionalisht një situatë të tillë. Jam e sigurt se do të çmendesha nëse ndodhte kjo gjë. Ai më thotë se është i dashuruar me mua dhe nuk mund të qëndroj larg meje. Edhe unë e mendoj këtë, e ndjej, por nuk mund t’ia shpreh. Jam e vetëdijshme se duhet të ndahem një orë e më parë prej tij, por nuk mundem. Kam kaq shumë nevojë për të, për fjalët e ngrohta, për përqafimet dhe ato momentet që më bëjnë të ndihem gjallë. E di që nuk është e drejtë, por ja që jam e dashuruar me të, ashtu sikurse edhe ai me mua. Ai nuk do të jetë kurrë i imi dhe as unë nuk do të jem e tij, por ja që nuk mund të qëndroj larg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Jam e martuar, por dashuroj dike tjeter
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Argetimi :: Argetimi-
Kërce tek: