My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Adelina Ismaili ne “Miss & Mister Zvicra” si anetare jurie

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 28
Location : Albania

Adelina Ismaili ne “Miss & Mister Zvicra” si anetare jurie Empty
MesazhTitulli: Adelina Ismaili ne “Miss & Mister Zvicra” si anetare jurie   Adelina Ismaili ne “Miss & Mister Zvicra” si anetare jurie I_icon_minitimeTue May 08, 2012 1:51 pm

Adelina Ismaili ne “Miss & Mister Zvicra” si anetare jurie 4810
Pak ditë më parë u zhvillua Miss dhe Mister Zvicra frankofone. E përzgjedhur për të qenë e vetmja që do këndonte, por edhe anëtare jurie me VIP-at e tjerë europianë, siç ishin shkrimtarja franceze Chaterine Siguret, e cila ka 50 libra të shkruar mes tyre dhe biografinë e Claudia Schiffer, aktori francez Nicolas Suret, kreatori Thiery Saint-Jean i cili njëkohësisht është dhe krijuesi i asociacionit ‘’Deux Mains Rouges’’, prezantuesi i njohur i cili njëherit punon dhe në EuroNews. Mes tyre edhe Frederic Masson, Melanie Freymond prezantuese në televizionin nacional zviceran TSR dhe Caroline Matteuçi, një trajnere personale VIP-ash botërorë, në zgjedhjen e ‘’Miss & Mister Zvicra frankofone 2012’’, Adelina i dha hovin, ndoshta më të ndritur karrierës së saj. Jo se nuk e dinim, sepse paneli reklamues ku Adelina figuronte e para, ishte në faqen zyrtare të spektaklit prej një muaji, por dukej paksa e pabesushme. Ndoshta për këtë u injorua nga pjesa më e madhe e mediave kosovare ky lajm jo i vogël kulturor. Pas pjesëmarrjes shumë të suksesshme në njërin nga formatet televizive më popullore në Shqipëri, diva e muzikës moderne vërtetoi dhe një herë që është një divë në plot kuptimin e fjalës. Me një veshje jo shumë formale, por gjithsesi firmato, teksa po dilte nga limuzina në tapetin e kuq me anëtarët e tjerë të jurisë, e grimuar nga artistja e shtëpisë së modës Chanel, me veshje Salvatore Ferragamo, Adelina ishte e lirshme, spontane dhe shumë e dashur, pavarësisht qindra bliceve të fotoaparateve të gazetave të ndryshme europiane dhe kamerave që dukej se kishin mbuluar hyrjen e ‘’Casino Barriere de Montreux’’, një vend ku kanë shkelur pothuajse të gjithë VIP-at europianë. Mbi 1 mijë njerëz, aq sa zinte salla ku po mbahej ky eveniment shumë prestigjioz në Zvicër, heshtën si me telekomandë kur hyri juria, në mesin e të cilëve dhe Adelina. Ndryshe nga anëtarët e tjerë të jurisë, ishte e buzëqeshur gjatë gjithë sfilatave të cilat i vlerësonte duke biseduar me kolegët e saj në juri. Ajo që pritej me shumë kureshtje, pse jo dhe skepticizëm nga të huajt, ishte se çfarë do këndonte Adelina. E prezantuar (përsëri !) si diva ballkanike, prezantuesja e televizionit nacional zviceran TSR nuk la pa shtuar që ‘’Adelina është përfaqësuesja e parë ndëkombëtarisht e muzikës moderne shqiptare’’. Me një performancë e cila filloi me Adelinën e ulur në një kolltuk të stilit mbretëror, filloi baleti nga pesë vajza që të bënin të mendosh se po fillon një përrallë. Këndoi baladën e saj më të re, të kompozuar nga Frederick Château në Paris, në gjuhën angleze dhe me një tekst të shkruar nga ajo vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Adelina Ismaili ne “Miss & Mister Zvicra” si anetare jurie
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkumbin Ismaili - Ndoshta Gabova HD
» Gold AG feat.Shkumbin Ismaili - Lamtumir [Audio]

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: My Techno Zone :: Portali-
Kërce tek: