My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Plot ultrabook nga HP

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 28
Location : Albania

Plot ultrabook nga HP Empty
MesazhTitulli: Plot ultrabook nga HP   Plot ultrabook nga HP I_icon_minitimeFri May 11, 2012 1:02 pm

Plot ultrabook nga HP Hp-env10
HP ofertën e vet e freskoi me disa portativ interesant. Risi janë modelet në linjat Envy Spectre XT, Envy Sleekbook, Envy Ultrabook dhe Elitebook Folio.
Envy Spectre XT vjen në shtëpizë krejtësisht metalike me trashësinë prej 14.5 mm, e pesha e tij është 1.4 kg. Portativi është i pajisur me ekran 13.3-inçësh, vjen me SSD prej 128-gigabajt, ndonjërin nga procesorët Ivy Bridge, me konektorin USB 3.0, dhe me katër altoparlantë dhe teknologjinë Beats. Në tregun amerikan çmimi fillestar i kompjuterëve do të jetë 1,000 dollarë, ndera do të shiten me Adobe Photoshop Elements 10 dhe Adobe Premiere Elements 10.
Envy Ultrabook vjen në përzgjedhjen e diagonaleve të ekranit prej 14 ose 15.6 inç, me ndonjërin nga procesorët Ivy Bridge, dhe diskun SSD. Envy Sleekbook (për shkak se nuk është ultrabook) është në dispozicion në versionin 14-inçësh me procesor të Intelit, respektivisht në versionin 15.6-inçësh me atë të AMD-së. Linja Ultrabook në tregun amerikan do të shitet me çmimin fillestar prej 750 dollarë, derisa Sleekbook do të jetë në dispozicion me çmimin prej 600 dollarë e më shumë.
Për shfrytëzuesit afarist është paraqitur EliteBook Folio 940m. Portativi ka peshën ekranin prej 14-inç , shtëpizën me trashësi prej 19 mm, dhe peshën prej 1.63 kg. Të pranishëm janë konektorët Ethernet, VGA, DisplayPort dhe USB 3.0. Si opsion mund të merret edhe moduli 4G për qasje në rrjetat mobile. Çmimi i portativit nuk është publikuar, e në shitje do të shkoj kah fundi i verës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
Plot ultrabook nga HP
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: My Techno Zone :: Portali-
Kërce tek: