My Techno Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


My Techno Zone
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 10 makinat më të shtrenjta në botë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 28
Location : Albania

10 makinat më të shtrenjta në botë  Empty
MesazhTitulli: 10 makinat më të shtrenjta në botë    10 makinat më të shtrenjta në botë  I_icon_minitimeWed May 09, 2012 12:11 pm

10 makinat më të shtrenjta në botë  Bugatt10
Edhe pse jemi në krizë ekonomike kjo nuk do të thotë se nuk ka më makina super të shtrenjta. Por cilat janë këto makina? Revista “Forbes” në këtë fundvit ka publikuar listën me 10 makinat më të shtrenjta të vitit 2011. /albeu/

Bugatti Veyron Super Sport
1200 kuaj fuqi. Është në krye të makinave më të shtrenjta në botë me një çmim rreth 2 milionë euro. Shpejtësia maksimale arrin në 415 km/ dhe arrin nga 0 në 100 për 2.5 sekonda. Harxhon 23.1 litra karburant për çdo 100 kilometra.

Ferrari 599XX
Makina e Maranello-s është e projektuar me teknologjinë e makinave të Formulës 1 dhe është dizenjuar vetëm për cirkuite. 700 kuaj fuqi me një çmim prej 1.5 milion eurosh.

Zenvo ST1
Një makinë sportive artizanale daneze. Arrin 375 km/h dhe ka 6 marshe që ndërrohen në mënyrë manuale. 1.3 milionë euro.

Koenigsegg Agera R
Makina supersportive që vjen nga Suedia. Nga provat që janë realizuar në vendin nordik kjo makinë ka arritur shpejtësinë 300 km/h për 14.53 sekonda dhe ka xhiruar me këtë shpejtësi për 6.66 sekonda. Cmimi: 1.3 milionë euro.

Aston Martin One-77
Një makinë elegante britanike që duhet ngarë i veshur me kostum për të mos bërë contrast. 1 milionë euro për makinën me 700 kuaj fuqi.

Maybach Landaulet
Në vend të gjashtë nuk kemi një makinë sportive, por një limuzinë luksoze të markës Mercedes-Benz. Kjo makinë do të zhduket në vitin 2013. 6.17 metra gjatësi dhe gati 2 metra gjerësi vlejnë 1 milion euro.

Pagani Huayra
Makinë italiane me motor Mercedes-Benz dhe me dyer të “huazuara” nga firma gjermane. 700 kuaj fuqi. Kushton rreth 1 milion euro.

Hennessey Venom GT
Një makinë sportive amerikane që arrin 100 km/h për 2.5 sekonda. Për këtë gjë duhet të paguani 765.000 euro.

SSC Tuatara
Makinë potente me 1350 kuaj fuqi. 740 000 euro.

Porsche 918 Spyder
650.000 euro për këtë mrekulli të Gjermanisë, të prodhuar në Shtutgart.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://itsmy.techno-zone.net
 
10 makinat më të shtrenjta në botë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 makinat më ekzotike
» 10 makinat e se ardhmes qe ia vlen ti presesh

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: My Techno Zone :: Portali-
Kërce tek: