My Techno Zone
 
PortaliForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 I ngulet shigjeta në fyt, shpëton mrekullisht 38-vjecari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 198
Join date : 06/05/2012
Age : 23
Location : Albania

MesazhTitulli: I ngulet shigjeta në fyt, shpëton mrekullisht 38-vjecari   Wed May 09, 2012 11:56 am


MOSKË- I ngulet shigjeta në fyt, por mrekullisht shpëton pa pasoja. Kjo është aventura e hidhur, por që fatmirësisht u mbyll mirë, për babain e dy fëmijëve në Moskë.

Konstantine Myakush, 38-vjeç ishte bashkë me dy vajzat e tij në një park sportiv, në qendër të Moskës, kur papritur është goditur nga një shigjetë pak më shumë se gjysmë metri e gjatë.

Menjëherë pasi mori goditjen, Konstantine telefonoi bashkëshorten e tij për t’i treguar se cfarë kishte ndodhur. Kjo e fundit ka lajmëruar ambulancën dhe ai është shoqëruar menjëherë në një nga spitalet e Moskës. Ekipi mjekësor kreu disa grafi të plagës dhe thanë për mediat ruse, se nëse goditja do të kishte qenë 2 cm më lart ose më poshtë, do të kishte qenë fatale.

Pas shumë grafive dhe pasi verifikuan që heqja e shigjetës nuk përbënte rrezik për jetën e 30-vjecarit, ekipi mjekësor, vendosi heqjen e saj. Gjithcka shkoi për mrekulli dhe Konstantine, babai i dy fëmijëve po rekuperohet me shpejtësi, duke patur vetëm pak probleme me artikulimin e fjalëve, problem që mjekët thonë se do të zhduket me kalimin e ditëve dhe mbylljen e plagës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://itsmy.techno-zone.net
 
I ngulet shigjeta në fyt, shpëton mrekullisht 38-vjecari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: My Techno Zone :: Portali-
Kërce tek: