My Techno Zone
 
PortaliForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përkufizimi i shëndetit publik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Donitos
Fillestar
avatar

Numri i postimeve : 22
Join date : 08/05/2012

MesazhTitulli: Përkufizimi i shëndetit publik   Tue May 08, 2012 8:51 pm

Përherë e më shumë, edhe në Shqipëri tashmë, po “zë vend” termi shëndet publik. Madje, në mesin e viteve 1990, të gjitha institucionet që zhvillojnë aktivitetet në këtë fushë e ndryshuan emërtimin në përputhje me këtë terminologji të “re”.
Kështu, Instituti i Higjienës dhe i Epidemiologjisë u riemërtua “Instituti i Shëndetit Publik”, Drejtoritë e Higjienës dhe të Epidemiologjisë në Tiranë dhe në rrethe tashmë quhen “Drejtori të Shëndetit Publik”, ashtu sikurse ish-Katedra e Higjienës pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë emërtohet “Departamenti i Shëndetit Publik”.
Duke lënë mënjanë terminologjinë, në mënyrë të natyrshme lind nevoja e përkufizimit të shëndetit publik.
Prandaj, më poshtë paraqiten në mënyrë sintetike disa përkufizime “madhore” të shëndetit publik, që nga zanafilla e përpjekjeve për artikulimin shkencor të këtij koncepti në fillimin e shekullit të 20-të.
Kështu, në vitin 1920, Winslow EE formuloi këtë përkufizim për shëndetin publik:
“Shëndeti publik është shkenca dhe arti i parandalimit të sëmundjes, zgjatjes së jetës dhe promovimit të shëndetit fizik nëpërmjet përpjekjeve të organizuara të shoqërisë për pastrimin e mjedisit, parandalimin e sëmundjeve infektive, edukimin shëndetësor të popullatës, organizimin e shërbimeve shëndetësore për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundejeve, si dhe zhvillimin e një ‘makinerie’ shoqërore për t’i mundësuar çdo individi të popullatës një standard jetese të përshtatshëm për të gëzuar një shëndet të plotë.
Shëndeti publik, pra, është organizimi i të gjithë këtyre shërbimeve në mënyrë të tillë që çdo individ të gëzojë të drejtën themelore të të qenit i shëndetshëm dhe të të jetuarit sa më gjatë”.
Vlen të theksohet se, ndonëse rreth 70 vjet më vonë nga ky përkufizim i dhënë nga Wislow, Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1998 nuk duket se bën ndonjë “hop” të madh cilësor në përkufizimin e saj mbi shëndetin publik:
“Shëndeti publik është një veprimtari shoqërore dhe politike me qëllim përmirësimin e shëndetit, zgjatjen e jetës, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë popullatës përmes aktiviteteve të promocionit shëndetësor, parandalimit të sëmundjeve, si dhe të gjithë shërbimeve të tjera shëndetësore”.
Siç shprehet qartë në të dy përkufizimet, thelbi i shëndetit publik qëndron në përqasjen komunitare, në ndryshim nga mjekësia klinike ku fokusi kryesor përqëndrohet në individë të veçantë. Ky argument eksplorohet më në detaje në rubrikën e mëposhtme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Përkufizimi i shëndetit publik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Lajme :: Shendeti-
Kërce tek: