My Techno Zone
 
PortaliForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përkufizimi i shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Donitos
Fillestar
avatar

Numri i postimeve : 22
Join date : 08/05/2012

MesazhTitulli: Përkufizimi i shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë   Tue May 08, 2012 8:47 pm

Siç u përmend më lart, sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë shëndeti është:
“Gjendja e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore dhe jo thjesht mungesa e sëmundjeve apo e pa fuqisë fizike të organizmit”
(Andrija Stampar, Presidenti i Parë i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1946).
Siç shihet, përkufizimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përfshin jo vetëm sferën e mirëqenies fizike, por edhe atë mendore dhe shoqërore, në ndryshim nga këndvështrimi bio-mjekësor i cili fokusohet vetëm në aspektin fizik të shëndetit.
Ky përkufizim (deri diku) gjithë-përfshirës i shëndetit ka, megjithatë, shumë kufizime të cilat, në njëfarë mënyre, janë të kundërtat e modelit bio-mjekësor.
Së pari, një gjendje mirëqenieje të plotë (fizike, mendore dhe shoqërore) është një koncept shumë ideal për t’u realizuar (përmbushur) në praktikë.
Kjo do të thotë se, sipas këtij koncepti, vështirë se mund të gjenden në popullatë individë plotësisht të shëndetshëm.
Nga ana tjetër, edhe nëse për një moment pranohet se një gjendje e tillë ideale (d.m.th. mirëqenie e plotë fizike, mendore dhe shoqërore) ekziston, atëherë në më të mirën e rasteve kjo gjendje do t’i referohej thuajse ekskluzivisht subjekteve 20-30 vjeçarë të privuar nga çdo sëmundje, në kulmin e energjive dhe të aktivitetit të tyre fizik, si dhe me kushte të kënaqshme socio-ekonomike.
Mirëpo, me kalimin e viteve, thjesht si rezultat i moshimit njerëzit do të “devijonin” gradualisht nga kjo gjendje ideale (d.m.th. nga “shëndeti i plotë”).
Nga kjo, intuitivisht mund të konkludohet se, përftimi i një gjendjeje mirëqenieje të plotë sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do t’i referohej, në rastin më të mirë, vetëm subjekteve me moshë të re.
Pra, sipas këtij këndvështrimi, shëndeti i plotë është një nocion i lidhur pa zgjidhshmërisht me moshën “ideale” të individit, çka e bën atë (“shëndetin e plotë”) një fenomen shumë të pa qëndrueshëm dhe tejet kalimtar për jetën e njeriut.
Në fakt, një konotacion i tillë i përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të ishte i gabuar, sepse shumë individë në moshë të mesme madje edhe në moshë të thyer mund të gëzojnë një gjendje mirëqenieje të kënaqshme fizike, mendore dhe shoqërore.
Madje, shumë autorë argumentojnë se, mirëqenia mendore, shoqërore, shpirtërore dhe emocionale në shumë raste “akumulohen” dhe përmirësohen me kalimin e viteve.
Prandaj, duket e gabuar që të konkludohet se, mirëqenia e plotë fizike në moshë të re mund të jetë e pa krahasueshme me mirëqenien psiko-emocionale, mendore dhe shpirtërore të “maturuar” në vite.
Kështu që, një mesazh i tillë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë sipas të cilit, “është e vështirë të gëzosh shëndet të plotë në moshë të thyer”, do të ishte shumë deprimues për individët e moshës së tretë.
Një kritikë e fundit e përkufizimit të shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë do të ishte shpërfillja e aspekteve shpirtërore dhe emocionale, si dy dimensione shumë të rëndësishme të mirëqenies së plotë të individit.
Shumë autorë argumentojnë se, mos konsiderimi i këtyre dy faktorëve përbën një cungim thelbësor të përkufizimit të shëndetit si gjendje “ideale” apo “mirëqenieje e plotë” e organizmit.

Koncepti i shëndetit si “funksionim normal i organizmit” kundrejt konceptit të shëndetit si “mirëqenie e organizmit”
Ndërlidhja mes këtyre dy koncepteve mbi shëndetin ka qenë dhe vazhdon të mbetet objekt i një debati të gjerë në literaturën mbarë botërore në këtë fushë.
Në njëfarë mënyre, funksionimi normal i organizmit i përafrohet shumë ndjesisë apo perceptimit të “mirëqenies”. Një subjekt, organizmi i të cilit funksionon normalisht, në një sens socio-biologjik mund të konsiderohet si i privuar nga çdo sëmundje (pra, “fizikisht i shëndetshëm”), çka është edhe një parakusht themelor për mirëqenien e individit. Ky këndvështrim tenton, në njëfarë mënyre, që të përafrojë dy përkufizimet e parashtruara më lart mbi shëndetin.
Mirëpo, disa autorë, duke konsideruar problemin e raportit të shëndetit me mirëqenien, shtrojnë pyetjen:
“A është mirëqenia pjesë përbërëse e konceptit mbi shëndetin, apo mos vallë ajo (mirëqenia) është një koncept deri diku i ngjashëm, por megjithatë i ndryshëm nga shëndeti?”.
Ky është një problem shumë i rëndësishëm, sidomos për objektin e punës dhe sferën e aktiviteteve në fushën e promocionit shëndetësor.
Kështu, Downie (1990) pretendon që:
“Koncepti i ‘shëndetit’ dhe ai i ‘mirëqenies’ kanë mbivendosje dhe janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin; megjithatë, këto dy koncepte janë të ndryshëm dhe nuk mund të integrohen kurrsesi në një koncept të vetëm”.
Kjo ide, sa interesante aq edhe spekullative, e mbështetur edhe nga autorë të tjerë, argumentohet mbi bazat e mëposhtme:
• Së pari, koncepti i shëndetit si “mungesë e sëmundjes” dhe, nga ana tjetër, koncepti i shëndetit si “gjendje mirëqenieje të plotë” nuk mund të shihen si dy pole të kundërta në një shkallë lineare (drejtvizore).
Më lart u përmendën dy shembuj:
a) rrethanat ku, një pacient me sklerozë multipleks (pra, subjekt i “sëmurë”, ose “fizikisht jo i mirëqenë”) mund të gëzojë, gjithsesi, një sens mirëqenieje të plotë mendore, psiko-emcionale dhe shpirtërore);
b) rrethanat ku, subjekte “jo të sëmurë” (pra, me mungesë çregullimesh fizike) mund të mos gëzojnë megjithatë mirëqenie mendore dhe/ose shoqërore si rezultat i problemeve të mprehta socio-ekonomike, shpirtërore, apo psiko-emocionale.
Këto dy shembuj sugjerojnë faktin se, në një shkallë lineare, mungesa e sëmundjes dhe mirëqenia mund të mos jenë dy komponentë të të njëjtit koncept.
Nga ana tjetër, nëse shëndeti nuk konsiderohet si një “shkallë lineare”, por “multi dimensionale” (shumë përmasore), atëherë “mungesa e sëmundjes” dhe “mirëqenia” mund të unifikohen në konceptin e “shëndetit”.
Ndryshimi thelbësor i këndvështrimit “shumë përmasor” të shëndetit kundrejt atij “drejtvizor” konsiston në faktin e konceptimit të shëndetit si një fenomen shumë faktorial, d.m.th. si një gjendje e organizmit e influencuar jo vetëm nga prania (ose, mungesa) e sëmundjes, por edhe nga prania (ose, mungesa) e një sensi mirëqenieje mendore, psiko-emocionale, shpirtërore dhe shoqërore.
Sipas këtij këndvështrimi, gjendja shëndetësore për një individ të dhënë në një moment kohor të caktuar do të përfaqësonte “shumatoren” (apo, “rezultanten”) e të gjithë dimensioneve apo komponentëve të parashtruar më lart (d.m.th. të komponentit fizik, mendor, psiko-emocional, shpirtëror dhe shoqëror).
Vetëm në këtë mënyrë do të mund të shpjegohej “paradoksi” i perceptimit si “i shëndetshëm” i një individi me sklerozë multipleks dhe, nga ana tjetër, perceptimi si “jo i shëndetshëm” i një individi jo të sëmurë fizikisht, por “jo të mirëqenë” psiko-emocionalisht, ose jo të realizuar në jetë (p.sh. një subjekt shoqërisht i izoluar, apo i stigmatizuar).
Kështu, një person mund të ketë një shkallë të caktuar “shëndeti” dhe “sëmundjeje” në të njëjtën kohë, duke qenë ose jo “fizikisht i sëmurë”.
Mirëpo, nëse mungesa e sëmundjes dhe mirëqenia shihen si dy pole të kundërt në një shkallë drejtvizore, kjo përqasje nuk do të ishte e mundur për faktin se, për të gëzuar një gjendje “mirëqenieje” subjekti duhet të jetë patjetër i privuar nga çdo sëmundje.
Nga ana tjetër, nëse pranohet fakti se shëndeti është një koncept shumë dimensional, atëherë sëmundja dhe mirëqenia e individit mund të “bashkëjetojnë” përgjatë dimensioneve të ndryshme të shëndetit fizik, mendor, shpirtëror, psiko-emocional dhe shoqëror.
• Arsyeja e dytë sipas së cilës shëndeti dhe mirëqenia janë të ndër-lidhura por megjithatë dy koncepte të ndryshme nga njëri tjetri, argumentohet me faktin se, mirëqenia e individit është një koncept më shumë i lidhur me dimensione të tilla si “kënaqësia”, “gëzimi”, apo “lumturia” sesa i lidhur me shëndetin e tij.
Prandaj edhe, sipas këtij këndvështrimi, përftimi i një mirëqenieje të plotë shpirtërore, psiko-emocionale dhe shoqërore duhet të jetë objekt i punës jo vetëm të sektorit të shëndetësisë, por i të gjithë sektorëve të tjerë të shoqërisë, duke përfshirë sferën e edukimit, transportit, ekonomisë dhe bujqësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Përkufizimi i shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Lajme :: Shendeti-
Kërce tek: