My Techno Zone
 
PortaliForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Historia e balenes me te vetmuar ne bote

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Donitos
Fillestar
avatar

Numri i postimeve : 22
Join date : 08/05/2012

MesazhTitulli: Historia e balenes me te vetmuar ne bote    Tue May 08, 2012 7:56 pm

Ne vitin 2004 New York Times shkroi nje artikull ne lidhje me balenen me te vetmuar ne bote. Shkencetaret kane qene ne ndjekje te saj qe prej vitit 1992 dhe me ne fund ata e zbuluan problemin:

Ajo nuk eshte si çdo balene tjeter. Ndryshe nga balenat e tjera, ajo nuk ka miq. Ajo nuk ka familje. Nuk i perket ndonje fisi apo grupi dhe nuk ka nje partner. Kenget e saj vijne ne grupe prej dy deri ne gjashte thirrjesh, qe zgjat pese deri ne gjashte sekonda secila. Por zeri i saj eshte ndryshe nga çdo balene tjeter. Eshte unik – ndersa pjesa tjeter e llojit te saj komunikojne ndermjet 12 dhe 25hz, ajo kendon ne 52hz. Ky eshte saktesisht problemi i saj. Asnje balene tjeter nuk mund ta degjoje ate. Cdo njera prej thirrjeve te saj te deshperuara per te komunikuar mbetet pa pergjigje. Cdo vajtim i injoruar. Dhe me çdo kenge vetmie te sajen, ajo behet me e trishte dhe thirrjet e saj humbin thelle ne deshperim tek sa vitet kalojne.

Vetem imagjinoni kete gjitar masiv duke lundruar e vetme dhe duke kenduar – shume e madhe per tu lidhur me ndojne nga qeniet qe ajo kalon, duke u ndjere paradoksialisht e vogel ne rruget e medha te oqeanit te zbrazet e te hapur.

Imagjinoni te endeni neper bote duke folur, duke thirrur, duke kenduar e peshperitur dhe te mos merni asjne pergjigje, madje te mos shkembeheni ne rruge me asnje tjeter. Thelle ne oqean jeton kjo balene me kete fat tragjik.

Qe prej shkrimit ne gazete ajo ka terhequr vemendjen e shume biologeve detare te ndryshem, ka kapur imagjinaten e kripto-zoologjisteve dhe dashurine e adhuruesve te kafsheve. Por deri tani asnje nuk ka qene ne gjendje te shpjegoje pse eshte ajo çka eshte.

Disa mendojne se ajo eshte “nje hibrid i deformuar midis dy llojeve te ndryshem balenash” apo “anetarja e fundit e mbijetuar nga nje specie e panjohur.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Historia e balenes me te vetmuar ne bote
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
My Techno Zone :: Lajme :: Kuriozitete-
Kërce tek: